E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea, fajtor për Torresin

Ish menaxheri i Fernando Torresit, Antonio Sanz ka akuzuar Chelsean për formën e dobët të sulmuesit dhe theksoi se menaxheri Andre Villas-Boas është shumë pranë shkarkimit.

Torres ka realizuar vetëm dy gola në 21 paraqitjet e tij këtë sezon në Premierligë, kurse Chelsea është në garë për të siguruar kualifikimin për në Premierligë. Mungesa e golave të Torresit është një prej arsyeve për presionin e madh ndaj Villas-Boasit.

Sulmuesi që kushtoi 50 milionë funte, nuk ishte ftuar nga Spanja për fitoren ndaj Venezuelës në miqësore të mërkurën, por ish menaxheri i Torresit i ka dalë në mbrojtje 27 vjeçarit.

“Është e vërtetë se statistikat e Fernandos nuk janë të mira dhe kjo është arsyeja pse nuk ishte me Spanjën për ndeshjen me Venezuelën. Por, nuk mendoj se problemi është Torresi, është Chelsea që nuk i ndihmon atij të gjejë formën e tij. Sipas futbollistëve të Chelseas, ekziston një atmosferë e keqe në zhveshtore”, tha Sanz për Daily Mail.

Sanz fajësoi menaxherin e Chelseas, duke thënë: “Villas-Boas nuk është duke përmbushur parashikimet dhe është i frikësuar sepse është shumë pranë shkarkimit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›