E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berbatov, edhe një vit në Man Utd

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov do të nënshkruajë kontratë të re me klubin deri në fund të sezonit të ardhshëm, ka njoftuar e përditshmja britanike The Independent.

Marrëveshja aktuale e yllit bullgar me gjigantin nga Old Trafford skadon gjatë verës, por klubi ka opsionin për vazhdimin e saj për një vit.

Berbatov pritet të jetë në dispozicion të Sir Alex Fergusonit deri në qershor 2013, në rast se nuk paraqitet ndonjë klub me një ofertë të majme për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›