Alves thërret Neymarin

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves ka njoftuar se i ka bërë thirrje sensacionit të Santosit, Neymar t’i bashkohet atij në Nou Camp.
Neymar përveç Barcelonës kërkohet edhe nga Real Madridi. “Kam biseduar me të”, tha Alves për El Mundo Deportivo.
“Ai e di se çka mendoj. I kam thënë se nëse dëshiron të zhvillohet si futbollist, atëherë duhet të luajë në një ligë më sfiduese dhe për një klub si Barcelona, që do të ishte i përkryer për të”, përfundoi Alves, bashkëlojtar me Neymarin në Kombëtaren braziliane.