E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guarin debuton kundër Juventusit

Përforcimi i ri i Interit, Fredy Guarin pritet të debutojë me Nerazzurrët në përballjen kundër Juventusit në Serie A më 25 mars.

Kolumbiani, i cili iu bashkua Interit gjatë janarit nga Porto, ende nuk është paraqitur me gjigantin milanez për shkak të një lëndimi, por, sipas Goal.com Italy, mesfushori do të jetë i gatshëm për Derby d’Italia.

Vetë Guardin shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të njoftuar se është shumë pranë rikthimit në fushë. “Jam shumë afër bashkimit me ekipin dhe vënies në dispozicion të trajnerit”, shkroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›