Masakra mbi natyrën, deti po ha Shqipërinë
Shqipëria është në rrezik. Jo e kërcënuar nga ndonjë vend tjetër apo nga censusi. Ajo po shkatërrohet nga deti. Ose me saktë, deti po e ha çdo vit, po e mpak tokën e saj dhe paralajmërimet e studiuesve, që nuk i dëgjon askush, janë edhe më orgurzeza. Babëzia jonë në shfrytëzimin pa kriter të pasurive të natyrës do të ketë një kosto marramendëse për vendin tonë. Shkatërrimi i pyjeve e ka bërë Shqipërinë, vendin me shkallën me të lartë të erozionit në Europë. Por, shkatërrimi i lumenjve është edhe dramatik. Nuk bëhet fjalë për shkatërrimin e shtretërve të tyre, rritjen e shkallës së erozionit përgjatë zonave kua ata kalojnë, shkatërrimin e urave a diç tjetër, por për një gjëmë edhe më të madhe, e cila po e ha tokën e Shqipërisë çdo vit.
Në një vend ku ligjet bëhen për të ushqyer orekset e biznesmenëve, të cilët nuk marrin parasysh as edhe një kriter mjedisor, në një vend ku qeveria stimulon dhe mbyll sytë pëpara barbarisë shkatërruesë të natyrës, ajo, pra natyra, nuk vonon të hakmarret. Ne shkatërruam ekuilibrat që ajo kishte vënë për mijëra vite dhe tani jemi në pritje të sulmit të saj. Shkatërrimi dhe devijimi i derdhjes së Semanit shkatërroi 6000 metra vijë bregdatare. Sot deti në këtë zonë futet çdo vit me nga 25-30 metra dhe brenda 10 vitesh janë zhdukur 200 hektarë tokë(njësipërfaqe e barabartë me atë për të cilën njerëzit po vriten me autobomba diku tjetër). Shkatërrimi i lumit Erzen ka prishtuar ekilibrat shekullorë me detin, i cili tashmë i është sulur plazhit të Gjirit të Lalësit, për të cilin po luftojnë sot njerëzit më të pasur të vendit.
Spiro Boci, studiues ish pedagog i katedrës së Gjeodezisë, një nga studiuesit më të mirë e më të vjetër vjetër të vijës bregdetare të Shqipërisë, përmes këtij shkrimi ngre alarmin për shkatërrimin e tokës. Ligji natyror është shumë i thjeshtë thotë Boci – fusha e ultësirës sonë u krijua nga prurjet e lumenjve ndër shekuj. Tani që ne nuk po lejojmë që lumenjtë të shkarkojnë më inerte, deti po rimerr pronën e tij të vjetër, tokën tonë.
M.Kikia
_____________________________________________________________________________________________
Pushtimi i tokës nga deti, fatkeqësia që po na vjen ne derë
Nga Spiro Boci
Studimi i parë, i mirëfilltë, për evidentimin e evolucionit të bregdetit tonë të Adriatikut e ka zanafillën në vitin 1963, i kryer në Katedrën e Gjeodezisë. Studimi u bazua në 3 pozicione të vijës bregdetare të paraqitura në hartat e botimit Austriak te viteve 1916-1918, në hartat e botimit Italian të viteve 1936-1938 si dhe në hartat e botuara në vendin tonë në vitin 1962, si dhe ne vëzhgimet e hollësishme të kryera në terren dhe në informacione të tjera të marra drejtpërsëdrejti.
Pas tre vite studimesh, në vitin 1966, u botua artikulli me titull Studimi i lëvizjes së vijës bregdetare nga pikpamja topografike ku, përvec të tjerash, u dha sinjali i parë qe vija bregdetare e Adriatikut tonë nuk është e qëndrueshmë (Luli N. Boci S 1966 Bul.Shk.Natyrës 2 Tiranë 114-124).Studimi i mësiperm u vazhdua edhe më tej për të thelluar edhe më shumë njohuritë për ndryshimet e vijës bregdetare në kohë, duke shtuar të dhëna të reja të pocionit te vijës bregdetare të nxjerra nga hartat e botimeve të vonshme dhe planeve topografike deri në vitin 1990 si dhe pozicionin e vijës më të hershme të vitit 1870.
Nga rezultatet e tërësisë së studimit, që përfshinte tashmë një periudhë kohore 120 vjecare që paraqesnin 6 pozicione dhe në disa raste 8 pozicione të vijës bregdetare arritëm në përfundime të sakta si në drejtim të evolucionit natyral të bregdetit ashtu edhe për ndryshimet që ka pësuar dhe po pëaon ky evolucion nga ndërhyrjet e njeriut që kanë cënuar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi faktorët e zhvillimit natyror të tij.
Vijat bregdetare të periudhave kohore të ndryshme gjatë një evolucioni natyral nuk janë as paralele dhe as të ndara nga njëra-tjetra, por ato kryqëzohen duke formuar pika nyje kryesore dhe të ndërmjetme. Pikat nyje kryesore ndajnë zonat e ndikimit të cdo lumi, janë pothuajse të qëndrueshme për një periudhë relativisht të gjatë kohore dhe në kushtet e një bregdeti akumulativ ato spastrohen për herë e më shumë në thellësi të detit. Pikat nyje të ndërmjetme ndodhen brenda për brenda zonave të ndikimit të lumenjve duke e ndarë ate në nënzona, me dukuri akumulimi dhe erozioni,ato nuk janë të qëndrueshme por ndryshojnë në varësi të pozicionit të grykëderdhjes.
Në vartësi nga rezultatet e përfituara nga tërësia e studimeve, pavarësisht kompleksitetit të faktorëve që ndikojne në evolucionin e bregdetit, kemi dalë në përfundimin e patjetërsueshëm që në kushtet e një zhvillimi natyror vija bregdetare dhe elementët gjeomorfologjikë të zonës bregdetare skumulative të Adriatikut tonë nuk janë të qëndrueshme. Në kohë vija bregdetare ndryshon pozicionin dhe lementët gjeomorfologjikë formohen, ndryshojnë dhe do të formohen sërisht më në thellësi të detit, si rezultat i prurjeve të ngurta që sjellin lumenjtë, zhvendosjeve të grykavëderdhjeve të tyre dhe faktoëve që përsëriten.
Shkatërrimi i lumenjve po shaktërron bregdetin
Në kohë, nën ndikimin e këtyre dukurive gjeomorfologjike, është formuar fusha e bregdetit të ulët të Adriatikut së tokës me lagunat ekzistues dhe të atyre që tashmë janë të bonifikuara.
Është fakt i pamohueshëm që në evolucionin natyror të një bregdeti akumulativ ndikojnë grykëderdhjet e lumenjve me prurjet e ngurta qe sjellin, pa përjashtuar këtu edhe ndikimin e vogël të ngritjeve ose uljeve të sipërfaqes së tokës. Grykëderdhjet janë shumë dinamike por njëkohesisht edhe të paqëndrueshme kur u ndërpriten këto prurje, sepse ato janë struktura qe lidhen drejtpërdrejt me to. Një pakësim i tyre sjell një kundërveprim negative pothuajse të menjëhershëm në akumulimin e inerteve gjatë bregdetit. Grykëderdhjet si struktura të futura në det, ndikojnë në përthyerjen e valëve të detit të cilat synojnë ti shkaterrojnë ato dhe e koncentrojnë energjinë e lëvizjes së valëvë në shpërndarjen e inerteve gjatë bregdetit. Kur grykëderdhjet e lumenjve furnizohen në mënyrë të pamjaftueshme me prurje të ngurta, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, valët jo vetëm që ndikojnë në gërryrjen e saj por ndikojnë edhe në gërryrjen e bregdetit.
Shkaqet kryesore të mundëshme që ndikojnë në pakësimin e prurjeve të ngurta që sjellin lumenjtë në bregdet janë ndërtimi i digave, marrja intensive e rërave pa kriter dhe pa u dokumentuar nga shtreterit e lumenjeve, sistemimi i basneve malore, ndërpreja e funksinimit të përkohshëm të grykëderdhjeve të braktisura etj.
Kur prurjet e ngurta pakësohen shumë atëherë erozioni gjatë vijës bregdetare rritet ndjeshëm. Eshtë tashme fakt i pa kundërshtueshëm që në kushtet e sotme me ndërhyrjet e pabazuar dhe të pa kontrolluara dhe sidomos në marrjen e inerteve nga lumenjtë po paguhen efektet negative në bregdet nga këto ndërhyrje. Në evolucionin natyror të bregdetit të Adriatikut, raporti mesatar midis akumulimit dhe erozionit është rreth 2-5%. Ky raport, sot, në shumë pjesë të bregdetit është zvogëluar shumë dhe po kalom më të kundertën . Kjo kërkon patjetër që të evidentohen këto ndryshime që ka pësuar ky evolucion nga ndërhyrjet e njeriut të nevojshme keto për të përcaktuar evolucionin e bregdetit në të ardhmen në të kundërt bregdetin e kanos katastrofa. Nisur nga sa thamë më sipër dalim ne përfundim qe projektuesit, gjatë projektimeve në afërsi të zonave bregdetare duhet të marrin në konsideratë patjetër evolucionin e zhvillimit natyral te zonave ku ata projektojnë si dhe ndryshimet që kanë pësuar këto zona, sepse ndërhyrjet që prishin këto faktorë qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, mund të çojnë në dështim edhe vetë interest ekon