E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset do paguajne tatim-fitimet ne fund te cdo 3 mujori

Ministria e Financave pranon kërkesën e bizneseve për të kryer pagesën e tatimit mbi të fitimi në fund të çdo tre muaj, duke krijuar kështu lehtësira për bizneset.

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Bizneseve, përfaqësues të bizneseve pranuan që kjo pagesë të bëhet me katër këste në vit, por në fund të çdo tremujori.
Më parë ndryshimet, ishte menduar që pagesa të kryhej si parapagesë në krye të çdo tremujori, por bizneset nuk e mirëpritën.

Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Biznese u diskutua edhe për dispozitat që do të zbatohen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të akcizave, e cila që nga 1 korriku do të administrohet nga Dogana. Siaps zëvendësministrt të Financave Alfred Rushaj, ky ligj parashikon parapagimin në doganë të këtij tatimi edhe në formën e një sigurimi të detyrueshëem, konform kërkesës së bizneseve.

Ligji i ri i akcizave përfshin në ndryshimet e tij dhe rritjen e akcizës për pijet alkoolike, deri në 20 për qind. Kjo vlerë do të jetë në varësi të përqindjes së alkoolit të pijes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›