E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat greke e spanjolle thajne depozitat

Rëndohet kriza e bankave në Greqi. Banka Qëndrore Europiane, sipas burimeve të ndryshme mediatike ka ndërprerë furnizimin me likuiditet për disa banka greke. Instituti qëndror i Frankfurtit ka përjashtuar nga mundësia për rifinancim të këtyre bankave të cilat nuk janë më në gjendje të ofrojnë garanci të mjaftueshme për BQE. Të paktën katër institute kredituese greke po punojnë aktualisht në negativ dhe nuk kanë më kapital të tyre. Radhët nëpër sportelet e bankomatëve të mijëra qytetarëve grekë që po thajnë llogaritë e tyre në euro, ka rënduar edhe më tej situatën e bankave, që sipas statutit të ashpër nuk mund të marrin më kredi nga Eurotoëer. E vetmja mundësi për këto banka, sipas disa gazetave gjermane, është instrumenti i emergjencës, një mekanizëm në bazë të të cilit bankat qëndrore të Eurozonës mund të japin kredi instituteve të vendeve të tyre. Por kjo do të rëndonte edhe më tej situatën e borxhit helen. Sipas agjencisë Reuters një braktisje e Greqisë nga Eurozona do të përkeqësonte situatën e atyre vendeve që do të qëndrojnë në monedhën euro. Duke llogaritur ekspozimin e institutive kredituese europiane ndaj titujve grekë, sipas Reuters, rreziku i humbjes do të shkonte të paktën në 200 miliardë euro për këto banka.
Por paniku për një humbje të kapitalit të tyre në sistemin bankar ka prekur edhe spanjollët dhe sipas analistëve parashikohet që në të njëjtën situatë të gjendet edhe Italia. Sipas të përditshmes spanjolle El Mundo, klientët e Bankia në Madrid janë vënë në radhë për të tërhequr kursimet e tyre. Pas momentit që qeveria e Rajoy shpëtoi këtë bankë në vështirësi javën e kaluar, klientët e Bankia kanë tërhequr më shumë se 1 miliardë euro nga depozitat e tyre. Një javë më parë kjo bankë pësoi humbje të depozitave  me 1,16 miliardë euro, për shkak të humbjeve nga kreditë me probleme në tregun imobiliar  dhe qeveria vendosi të marrë kontrollin me 45% të aksioneve të Bankia. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›