Ashpersohet lufta ndaj korrupsionit

Qeveria shqiptare ka ashpërsuar luftën kundër korrpusionit dhe pastrimit të parave. Me ndryshimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit do të kontrollohen jo vetëm pasuritë e politikanëve por edhe të familjarëve dhe të gjithë personat që njihen si miq e të afërm të politikanëve. Praktika e njohur e politikanëve të cilët fshihnin pasuritë e tyre në emrat e të afërmve dhe familjarëve të tyre ka bërë që qeveria të marrë masa për të luftuar korruspionin. Sipas ndryshimeve në ligjin e miratuar nga Këshilli Ministrave kanë detyrimin të deklarojnë pasuritë e tyre familjarët, të afërmit dhe personat me lidhje të ngushta shoqërore me persona të ekspozuar politikisht. Tashmë do të kontrollohen edhe pasuritë e personave që kanë patur osë kanë funksione të rëndësishme edhe në një shtet të huaj. Këtu përfshihen funksione si kryetar shteti ose qeverie, politikanë të lartë, zyrtarë të lartë të qeverisë, të gjykatave ose të ushtrisë, drejtues të lartë të kompanive shtetërore, zyrtarë të rëndësishëm politik. Do të kalojnë në sitë të gjitha llogaritë bankarë mbi 1 mln lekë. Të gjitha transfertat bankare që kapin pragun e 1 mln lekëve brenda dhe jashtë vendit do të kontrollohen rreptësisht. Përjashtim bëjnë nënpunësit e nivelit të mesëm apo drejtues të ulët sipas përcaktimit të legjislacionit për shërbimin civil. Ne ligj thuhet se duhet patur vigjilencë maksimale marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me klientët të cilët nuk janë resident në Shqipëri ndaj dhe subjektet bankare duhet të analizojnë arsyet dhe qëllimin e kryerjes së transaksioneve. Me kontrollimin dhe kalimin në sitë të pasurive të familjarëve të afërmve dhe miqve të ngushtë të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë qeveria shqiptare synon luftimin ekorrupsionit dhe pastrimit të parave.