Raporti, në sallat e QSU ka ende stafilokok
Në sallat e operacionit të spitalit “Nënë Tereza” është ende i pranishëm mikrobi i stafilokokut dhe lloje të tjera bakteresh.
Kërcënim jo i vogël për jetën e çdo pacienti që futet në thikë. Tre javë më parë pikërisht për shkak të një infeksioni spitalor, humbi jetën një prej të operuarve në kardiokirurgji. Ai kishte rezultuar i prekur nga stafilokoku. Higjiena në spitalin më të madh në vend lë për të dëshiruar edhe pas aksionit të fuqishëm për dezinfektimin e ambienteve spitalore, për shkak të alarmit për rrezikun që u kanosej pacientëve nga infeksionet. Në relacionin dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të QSU-së thuhet se, analizat bakteriologjike të bëra më 21 korrik, treguan se gjendja është përmirësuar por ka sërish stafilokok të vërejtura në karrige, bluzën e infermierëve apo kondicionerët dhe pajisjet e sallave. Specialistët e qendrës nozokomiale për të mbajtur në kontroll situatën kanë kërkuar të nisë sa më parë furnizimi i sallave të kardiokirurgjisë dhe klinikave të tjera kirurgjikale me dezinfektantë të cilësisë së lartë të tipit, lysoform, gjithashtu ndërrimin e filtrave të kondicionerëve. Ata rekomandojnë vendosjen e llambave baktericide në të gjitha sallat operatore. Aktualisht në pavijonin e kardiokirurgjisë, sallat e operacionit vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të ndërprerjes së operacioneve. Megjithë rekomandimet e specialistëve për shfrytëzim të sallave në mënyrë të kufizuar, në kardiokirurgji kryhen vetëm ndërhyrjet e urgjencës, ndërkohë që shumë prej mjekëve kanë nisur pushimet. Në masë janë reduktuar ndërhyrjet edhe në klinikat e tjera kirurgjikale. Me urdhër të drejtorisë, por edhe për shkak të të nxehtit jofavorizues, shërbimi mjekësor ofrohet vetëm për rastet urgjente. Operacionet me planifikim do të rinisin në shtator.