E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëm në Shqipëri: Pedofili vuan dënimin në burgun e të miturve

Share

Pedofili anglez, Robin Arnold, i dënuar me 15.6 vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur, po e vuan dënimin në burgun e të… miturve. Kështu raporton Shqiptarja.com.

Për çudi, përfaqësuesi i burgut të Vaqarrit thotë se 60 vjeçari ka një sjellje perfekte dhe është shembull edhe për të të tjerët, duke përfituar ulje dënimi me 3 muaj.

Në fakt nuk dihen arsyet se pse i dënuari për pedofili dhe abuzimi me fëmijët e qendrës humanitare Fëmijët e tij, është izoluar në një ambient ku vuajnë dënimin dhjetëra fëmijë të mitur.

Para pak ditësh një pedofil u vra në burgjet e Britanisë. Ata janë të shënjestruarit kryesorë të të burgosurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›