E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shumaker zhvillon sot testet me GP2

Autori i Lajmit: RedaksiaMikael Shumaker është gati për rikthimin e madh. 7 herë kampioni i Botës në Formula 1 do të rikthehet në pistë sot, pasi do të zhvillojë teste parapërgatitore për Botërorin e 2010-ës me një njëvendëshe GP2. Piloti gjerman do të zhvillojë testet parapërgatitore për tri ditë me radhë në pistën e Jerezit, në Spanjë. 41-vjeçari është tashmë prej tre vjetësh jashtë pistave kështu që mënyra më e mirë për të rifituar formën e humbur janë testet private. Në këtë mënyrë, Shumi do të kontrollojë shpejtësinë e tij në pistë si dhe do të mund të shohë se si do të reagojë qafa (pak muaj më parë e dëmtoi pasi u rrëzua nga motori) ndaj forcës G. Testet që do të zhvillojë Shumi në pistën e Herezit në Spanjë kanë entuziazmuar bosin e GP2, Bruno Michel. Ky i fundit theksoi se bashkëpunimi me gjermanin është fondamental për këtë kategori.”Këshillat e Mikaelit janë të çmuara. Unë jam i bindur se aftësitë e tij do të na ndihmojnë shumë ne që të ndërtojmë një makinë fantastike për sezonin tjetër”. Në po të njëtën gjatësi vale ishte edhe zëdhënësja për shtyp e GP2, Alexa Quintin: “Mikaeli ka nevojë që të rimarrë formën më të mirë për rikthimin në Formula 1. Dhe ne menduam këto teste me qëllim që ta ndihmonim atë që të riktheht në formën më të mirë”. Testet zyrtare të Formulës 1 do të fillojnë më 1 shkurt. Në cirkuitin e Vlencias Shumakeri do të riktheht zyrtarisht, pas një pushimi që zgjati plot tre vjet, në Formula 1. Kësaj radhe piloti gjerman nuk do të drejtojë më një Ferrari (makinë me të ciëln fitoi pesë Botërorë) por do të drejtojë një njëvendëshe Mercedes GP. Piloti gjerman me testet që do të zhvillojë në Jerez fillon të përgatitet për rikthimin e madh duke mos shkelur rregulloren e FIA-s (e cila ka saktësuar që një pilot do të fillojë testimet me njëvendëshe të Formulës 1 vetëm në fillim të 1 shkurtit). Disa ditë më parë, Shumi vizitoi fabrikën e Mercedesit në Brackley. 7 herë kampioni i Botës u habit nga dëshira e madhe për fitore e ish-skuadrës Braën GP. Pas asaj vizite Shumi deklaroi: “Kalova dy ditë fantastike pranë inxhinierëve dhe pjestarëve të tjerë të skuadrës. Këtu përfitova shumë pasi u njoha më mirë me ekipin tim dhe me strukturat e saj. Unë u habita kur pashë aq shumë njerëz të motivuar. Jam shumë i surprizuar, pasi ata janë të uritur për më shumë sukses. Edhe pse janë kampionë bote ata kërkojmë më shumë”. Më pas Shumi vizitoi edhe fabrikën e motorëve të Mercedesit në Brixëorth. Pas shumë viteve të kaluara tek Benettoni dhe Ferrari, “kajzeri” nuk fsheu kënaqësinë që në skuderinë tij të re flitej gjuha e mëmës, gjermanisht. “Ajo çka më pëlqeu aq shumë në Brixëorth ishte gjuha me të cilën komunikonin kolegët e mi. Ata të gjithë flisnin gjermanisht dhe për mua ishte diçka pozitive, pasi deri më tani nuk jam mësuar që të dëgjoj gjuhën time në ambientet e punës”. Ndërkohë shoku i ri i skuadrtës së Shumit, Niko Rosberg ka këshilluar 7 herë kampionin e Botës se tek Mercerdesi nuk ka hierarki. 24-vjeçari, i biri i Keke Rosberg (kampion Bote më 1982-in, tha: “Ne jemi në një skuderi ku nuk ka hierarki. Tek Mercedesi ansjëherë pilotët nuk janë trajtuar ndryshe. Skuderia jonë këtë mentalitet ka pasur gjithmonë”. Rosberg në një gazetë gjermane ka thënë : ”Të jem i sinqertë, asnjëherë nuk kam qënë tifoz i Shumakerit. Unë kam qenë tifoz i Mika Hakkinenit. Jam gëzuar shumë kur mundi Shumin pasi Hakinen ishte mik i shtëpisë sonë”.

Ky lajm është publikuar: 12/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›