E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta regjisori Sydney Pollack



Regjisori i çmimit Oscar, Sydney Pollack ka ndërruar jetë në moshën 73-vjecare pasi vuante nga kanceri. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. Pollack do të mbahet mend si drejtuesi i 21 filmave dhe dhjetë spektakleve televizive si dhe shumë interpretime të tjera të suksesshme. Pollack fitoi njs statujë Oscar si regjisori më i mirë për “Out Of Africa” në vitin 1985. Mes filmave të tjerë që ai ka drejtuar si regjisor mund të sjellim në kujtesë “Tootsie” (1982), “Tre ditë në Condor” (1975), dhe së fundi “Përkthyesja” me interpretimin brilant të dives Nicole Kidman, xhiruar brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara para tri vitesh.

Transferimi

Jolie & Pitt, gati “foleja” e re

Do të jetë në provincë shtëpia ideale e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Lajmi u dha nga “Le Parisien”, duke shpjeguar se çifti i ri i aktorëve, menjëherë pas lindjes së binjakëve në mes të gushtit, do të trasnferohet në Miraval, ku kanë ardhur tashmë edhe pakot e para me rrobat. Shtëpia ka dy kate, ngjyrë okër, dhe tip ferme, në pronësi të agrikultorit Tom Bove që ia ka lëshuar çiftit me qera për tre vjet. Në këtë rezidencë Pink Floyd ka regjistruar disa këngë të albumit “The Vvall”. Në të kaluarën, vila i ka shërbyer edhe grupeve të tjera, si “The cure”, “Sade e Oasis”, etj. Jolie duhej të lindte në Saint-Jean-Cap-Ferrat të dy binjakët, vëllezërit e fundit të Maddox, Pax e Zahara, që janë fëmijët e adoptuar, e të vajzës së tyre biologjike Shiloh, e cila në fund të muajit do të mbushë dy vjeç.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›