E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuperka: “Alkoolizmi s mund të kurohet por mund të trajtohet”

Autori i Lajmit: red.
Në intervistën e mëposhtme Roland Shuperka, koordinator komëbtar për Politikat e Kontrollit të Alkoolit në Institutin e Shëndetit Publik flet për pasojat dhe rrezikun e alkoolit në shëndetin tonë. Si mund ta lësh alkoolin dhe mos të jesh i varur ndaj tij? Rreziku te gratë shtatzëna, të rinjtë dhe të moshuarit. A është i trashëgueshëm alkoolizmi? Disa nga medikamentet që ndihmojnë në trajtimin e alkoolit...

A është alkoolizmi një sëmundje?
Po, alkoolizmi është një sëmundje. Dëshira e papërmbajtur për të pirë alkool mund të jetë aq e fuqishme sa edhe ajo për ujë apo bukë. Një alkoolik do të vazhdojë të pijë pavarësisht nga problemet familjare, legale apo shëndetësore. Si shume sëmundje alkoolizmi është kronik, qe do te thotë se ai mund te zgjate gjate gjithë jetës së një personi.
A trashëgohet alkoolizmi?
Në fakt studimet tregojnë se alkoolizmi ka bazë familjare. Trashëgimia në gjene te një person e shpjegon pjesërisht alkoolizmin, por edhe mënyra e jetesës është një faktor. Aktualisht po punohet për të zbuluar rolin e gjeneve në alkoolizëm. Shoqëria, stresi si dhe disponueshmëria ndaj alkoolit janë faktorë te tjerë që rrisin rriskun e alkoolizmit. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërish fëmija e një alkoolisti do të bëhet alkoolist. Disa njerëz bëhen alkoolistë edhe pse në familjet e tyre nuk ka pasur fare probleme të alkoolit.
A mund të kurohet alkoolizmi?
Jo. Në stadin aktual alkoolizmi nuk mund të kurohet. Edhe pse alkoolisti mund të ketë një kohë të gjatë që nuk ka pirë, ai prapë do të bjerë në një mëkat të ripirjes. Që të mos ndodhë kjo ai duhet të shmangë pijet alkoolike.
A mund të trajtohet alkoolizmi?
Po, alkoolizmi mund të trajtohet. Programet e trajtimit të alkoolizmit përdornin si këshillimin ashtu dhe medikamentet për të ndaluar pirjen e tij. Shumica e alkoolistëve kërkojnë ndihmë për të lëne alkoolin. Me mbështetje dhe trajtim, shumë alkoolistë ndalojnë të pirën dhe fillojnë ndërtimin e një jete të re.
Cilat medikamente e trajtojnë alkoolizmin?
Ka një seri medikamentesh që përdoren për trajtimin e alkoolizmit. Valim dhe Librium përdoren ndonjëherë gjatë ditëve të para pasi një person ndalon të pirët, për ta ndihmuar atë që të heqë dorë prej tij. Megjithatë këto medikamente nuk mund të përdoren pas kalimit të ditëve të para, pasi organizmi mësohet shumë shpejt me to. Medikamente të tjera përdoren që ti ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë esëll. Një medikament që përdoret për këtë qëllim është ReVia. Kur kombinohet me këshillime të mjekut ai mund të ndihmojë në pakësimin e dëshirës se madhe për të pirë alkool ose mund ta pengojë një person që ti kthehet përsëri të pirës së fortë. Një tjetër medikament është Antabuse që bën një dekurajim të të pirit, pasi e bën tjetrin të ndihet keq kur pi alkool. Megjithatë nuk ka një ilaç magjik që mund të shëroje këdo dhe kurdo. Zhvillimi i medikamenteve të tilla po përben një nga prioritetet bazë të atyre që merren me alkoolizmin.
A funksionon trajtimi i alkoolizmit?
Për shume njerëz ai funksionon. Megjithatë si për shumë sëmundje kronike ai jep rezultate të ndryshme në vartësi të njeriut. Disa ndalojnë të pirën dhe qëndrojnë esëll. Ndërsa të tjerë nuk ndalojnë dot fare. Megjithatë një gjë është e qarte. Sa më gjate një person qëndron pa pirë aq më tepër mundësi ka që ai që tq mos bjerë pre e ripirjes.
Cili është niveli i sigurtë i të pirës?
Për shumicën e të rriturve përdorimi i moderuar i alkoolit deri në dy gota në ditë për burrat dhe një për gratë dhe të moshuarit shkakton pak ose aspak probleme. Por disa njerëz nuk duhet të pijnë fare alkool, si gratë shatëzana, shoferët, të sëmurët, të rinjtë nën 18 vjeç.
A vepron alkooli ndryshe tek femrat ?
Po. Gratë dëmtohen me lehte se burrat pas pirjes të së njëjtës sasi të alkoolit . Kjo madje edhe kur merret në konsideratë pesha trupore. Kjo ndodh pasi gratë kanë më pak lëngje në trup kështu që e njëjta sasi alkooli tek ato koncentrohet më tepër. Po ashtu mendohet se gratë kanë një shtresë të brendsshme që vesh stomakun me të hollë dhe me sasi më të vogël ëe enzimës detoksifikuese alcohol dehydrogenase. Si pasojë një grua mund të dehet me gjysmën e sasisë që dehet një burrë. Prandaj për gratë rekomandohet sasi me e vogël alkooli. Përveç kësaj, abuzimi kronik me alkool i dënon me tepër gratë sesa burrat. Vartësia nga alkooli dhe problemet që lidhen me të si dëmtimi i trurit, zemrës dhe mëlçisë përparon shumë më shpejt tek gratë sesa tek burrat.
Sa i rrezikshëm është alkooli gjatë shtatëzanisë?
E pira gjatë shtatëzanisë është e rrezikshme. Alkooli mund të ketë një numër efektesh tek fetusi. Fëmija mund të lindë me vonesë mendore ose me probleme të të mësuarit apo sjelljes që mund të zgjasin për gjithë jetën. Mënyra më e mire për gratë që janë shtatëzana ose kanë ndërmend të mbeten është të mos pijnë asnjë pikë alkool.
A vepron akoli ndryshe tek të moshuarit?
Po. Efektet e alkoolit ndryshojnë me moshë. Koha e reagimit më e ngadaltë, probleme me dëgjimin dhe shikimin, i vendosin të moshuarit në një risk më të lartë. Të moshuarit po ashtu kanë tendence të marrin me tepër medikamente se të rinjtë. Përzierja e alkoolit me medikamente mund të jetë shumë e rrezikshme, madje fatale. Me tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyre të dëmshme me alkoolin. Përveç kësaj shume gjendje të zakonshme shëndetësore të kësaj moshe si ulcera, tensioni, alkooli mund ti rëndojë dhe më tepër. Ndryshimet fizike të pleqërisë mund ti bëjnë te moshuarit që të ndjehen në “formë” edhe më shume pak alkool. Pra të moshuarit duhet të reduktojnë pirjen e alkoolit vetëm në një gotë në ditë.
A duhet ndërprere alkooli kur jeni duke marrë mjekim?
Mundësisht. Me tepër se 150 medikamente ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme me alkoolin. Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje. Efektet e alkoolit rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qëndror si ato që merren për gjumë, antihistaminiket, anidepresivet, ata kundër ankthit dhe disa medikamente kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm me alkoolin. Nëse ju jeni duke marrë medikamente, do të benit mirë të pyesnit mjekun nëse mund të pinit apo jo alkool gjatë asaj kohe.

Pasojat e konsumit të alkoolit

Më poshtë po paraqesim disa nga problemet të lidhura me intoksikimin dhe pirjen e rëndë

Probleme sociale Probleme psikologjike Probleme fizike
- Debate familjare - Pagjumësi - Hepatit
- Dhuna familjare - Depresion - Cirroze
- abuzim dhe neglizhence e fëmijëve - Ankth - Kancer(goje,laring,ezofag)
- Aksidentet shtëpiake - Amnezi - Gastrite
- Abstenim nga puna - Tentative vetëvrasje - Pankreas
- Pune koeficiente - Vetëvrasje - Deficiencat e ushqimit
- Dehja publike - Ndryshime ne personalitet - Obeziteti
- Huliganizmi i tifozëve - Shqetësime deliriumi - Diabet
- Demi kriminal - Halucinacione - Sëmundje te zemrës
- Grabitje,vjedhje - Demencia - Presion i larte i gjakut
- Agresioni,vrasja - Keqpërdorim i drogave te
tjera - Dëmtime te trurit
- Ngasja e makinës ne dehje Neuropati,miopati
- Aksidente rrugore ne
trafik - Disfunksion seksual
- Aktet seksuale devijonte - Infertilitet
- Shtatzëni e padëshiruar - Dëmtim i fetusit
- Divorcet,borxhet - Toksikim hemopatik
- Braktisja e shtëpisë - Reagimet me drogat e
tjera
- Mungesa e strehimit
- Veshtiresite ne pune
- Veshtiresite financiare
- Mashtrime

Evropë, 50 % e popullatës abuzojnë me alkool
Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se është përgjegjës për rreth 9 % të gjithë peshës së sëmundjeve në Evropë. Në këtë mënyrë rritet rreziku për cirozë hepatite, tension të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, hemoragji cerebrale, pankreasit dhe kancer të gojës, faringut, ezofagut, stomakut, mëlçisë dhe rektumit. Në etapën e tanishme alkoolin e përdorin rreth gjysma e popullatës së rritur në botë afërsisht (49 %). Një pjesë e tyre e përdorin në sasia të mëdha duke arritur në helmimin kronik me alkool, i cili është shkaktari kryesor i sëmundjeve që prekin mëlçinë e zezë , zemrën dhe enët e gjakut, sistemin nervor dhe çfaqjen e kacereve në organet e ndryshme. Rreth 1 ne 4 burra dhe 1 në 10 gra në Evropë dhe në Amerikën Veriore e përdorin alkoolin në nivele të dëmshme për shëndetin. Në 10 deri 30 % të rasteve përdorin 60 gr alkool në ditë ndërsa sasia ditore e lejueshme e alkoolit gjatë përdorimit të pijeve alkoolike të konsumuara gjatë ditës duhet të jetë jo më shumë se 20 gr. Rreth 3-5% e popullatës në Evropë dhe në Amerikën Veriore janë të varur prej alkoolit duke e patur shumë të vështire shkëputjen prej tij. Në vitin 2000 alkoolizmi përbente 4% te sëmundjeve në përgjithësi. Në shoqërinë moderne tregu i alkoolit përbën një biznes të madh. Biznesi i madh që shoqëron tregtinë e alkoolit e bën të vështirë marrjen e vendimeve politike për mbrojtjen e shëndetit. Alkoolizmi apo përdorimi abuziv i alkoolit është një problem që prek shumë fusha të jetës shoqërore dhe publike dhe përbën objekt diskutimi të fushave të ndryshme siç janë Historia, Antropologjia, Ekonomia, Psikologjia, Sociologjia, Shkencat Biologjike dhe Mjekësore. Perspektivat e zgjidhjes së alkoolizmit i takojnë në radhë të parë sektorit të Shëndetit. Tregu botëror dhe faktorët ekonomikë përhapin në shkallë të gjerë përdorimin e alkoolit.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›