E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lemza, ja mënyrat për ta ndaluar

Autori i Lajmit: red.
Lemza është kontraktimi i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës( hapësira e laringut që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërcor i aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit e duke ndihmuar mushkritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janeë nervat frenik(pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që niset nga zona e qafës dhe përfundon në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo përgjatë rrugës mund të sjellë lemzë. Lemza mund të shkaktohet nga një operacion kirurgjikal në kolon, prostat, tëmth ose në stomak, kryesisht për pacientë mbi 45 vjeç. Në raste të tjera lemza mund të shkaktohet nga infeksioni i një pjese të trurit ose të sistemit nervor qëndror. Lemza e përsëritur shumë herë mund të jetë simptomë e shqetësimeve të stomakut, veshkave, zemrës, mushkrive. Ritmi i lemzës mund të jetë i shpejtë ose i ngadaltë. Në rastet e rrezikshme ajo është e shpeshtë dhe e shpejtë, dhe pacienti shfaq shenja lodhje. Mënyrat e ndalimit të lemzës pa shkuar tek mjeku janë të shumta sidomos për rastet ku nuk paraqet probleme anësore. Të pish ujë ose të hash një lugë sheqer. Edhe faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si për shembull me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit. Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënjka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një tështimë, marrja e frymës thellë duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës. Disa nga këto mënyra janë përdorur që në kohën e Platonit, ku lemza largohej duke provokuar tështimat. Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t ia nxjerrsëh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose esofagun. Një mënyrë tjetër shtëpiake është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letre . Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm. Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë. Kur lemza paraqet karakteristika shqetësuese mjeku rekomandon antispasmodici qetësues dhe në disa raste ndërhyhet kirurgjikisht duke prekur nervat frenik.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›