Alkooli, 1 në 5 shqiptarë janë “pijanecë”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Qindra të rinj shqiptarë abuzojnë me alkoolin duke shkaktuar dëme të rënda në shëndetin e tyre. Një studim i fundit i ISHP-sw për Tiranën, tregon se 22 % e të rinjve mbi moshën 15 vjeç pijnë alkool. Po sipas të njëjtit burim 1 ndër 4 shqiptarë pijnë alkool mbi normat e lejuara.
Studimet
Burimet theksojnë se nuk ka studime që të tregojnë shifra konkrete të përdorimit të alkoolit nga të rinjtë, por sondazhet tregojnë se ka një rritje të përdorimit të alkoolit nga mosha e re. Specialistët theksojnë se është shqetësuese prevalenca prej 2.0% e personave që kanë një rezultat më të lartë në abuzimin me pijen. Nga studimi rezultoi se pjesa që nuk pi fare alkool dhe pjesa e popullatës që përdor alkool në norma të lejuara përbën 78%. Mbi 20% e popullatës përdor mbi normat e lejuara dhe që janë objekt i zbulimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme nga punonjësit e shëndetit. Ndërkohë që 2% janë përdorues të rëndë(të alkoolizuar). Këta të fundit janë bërë objekt i trajtimit të specializuar mjek, psikolog, punonjës social, edukues.
Të rinjtë, jashtë kontrollit
“Përveç tërheqjes nga alkooli, ky studim është nxitur gjithashtu nga promocioni dinamik dhe disponobiliteti i larmishëm i pijeve alkoolike, konsumi i lartë i pavarur tek të rinjtë dhe pakujdesia nga ana e prindërve dhe mësuesve, të cilët kanë humbur kontrollin dhe nuk janë në dijeni mbi rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre prej alkoolpirjes. Objektivi kryesor është përfshirja e prindërve dhe komuniteteve lokale në vazhdën e përgjegjësive të tyre për të dhënë informacione shkollore, duke përfshirë programe parandalimi, dhe zhvillimin e sjelljeve parandaluese në familje”, thekson Roland Shuperka, koordinator kombëtar për Politikat e Kontrollit të Alkoolit.
Opinionet e të rinjve
Nga ana tjetër vetë të rinjtë të pyetur gjatë sondazheve pranojnë se janë dehur dhe se kanë frikë të dehen sërish. “Ja çfarë ndodhi një dite ne shtëpinë e ca miqve te mi. Fillimisht çdo gjë ishte argëtuese, por pastaj u bë e rrezikshme, sepse na u desh të ndalonim disa shokët tanë që luanin duke u varur nga ballkoni. Në atë moment e kuptuam që argëtimi kishte mbaruar dhe ne duhej ti jepnim fund. E gjitha kjo mund të ishte evituar, mjafton të ruash ekuilibrin. Gjithashtu është e rëndësishme të kesh mbështetje në grup. Unë pata fat, sepse pjesa më e madhe e grupit tha “mjaft, ky nuk është argëtim”, kështu që minoranca nuk kishte ç të bënte”, tregon një histori me shokët e tij, Erioni 23 vjeç, nga Tirana.
Ngjarje
“Pija na bëri të vareshim në ballkon”
Erioni, Tiranë, 23 vjeç:
“Ja çfarë ndodhi një ditë në shtëpinë e ca miqve të mi. Fillimisht çdo gjë ishte argëtuese, por pastaj u bë e rrezikshme, sepse na u desh të ndalonim disa shokët tanë që luanin duke u varur nga ballkoni. Në atë moment e kuptuam që argëtimi kishte mbaruar dhe ne duhej ti jepnim fund. E gjitha kjo mund të ishte evituar, mjafton të ruash ekuilibrin. Gjithashtu është e rëndësishme të kesh mbështetje në grup. Unë pata fat, sepse pjesa më e madhe e grupit tha “mjaft, ky nuk është argëtim”, kështu që minoranca nuk kishte ç të bënte. ”
Arbëri, Tiranë, 16vjeç:
“Rrallë më qëllon të dehem, vetëm në ndonjë rast shumë të veçantë. Vetëm se ditën tjetër e ndjej veten shume keq, i lodhur, më merren mendtë, me dhemb barku dhe më vjen për të vjellë.”
Anisa, Fier, 18 vjeç:
“Nuk jam dehur kurrë, sepse e di që çdo gjë ka një limit dhe unë përpiqem të mos e teproj. Nëse më mbushin një gotë, mund ta pi, por nëse vazhdojë me të dytën apo të tretën, unë nuk i pi, por i lë mbi tavolinë. Mendoj që një gotë del dhe tepron.”
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008