Godo: “PD ka bërë veshin e shurdhër”
Autori i Lajmit: red.
Partitë e vogla kërkojnë mbledhjen e tryezës së aleancës të djathtë për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Kryetari i Nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo pohoi dje se është e nevojshme mbledhja e tryezës së mazhorancës në mënyrë që Kodi Zgjedhor mos kthehet një një pakt mes dy partive të mëdha. “Mazhoranca duhet të thërrasë tryezën për reformën zgjedhore për hartimin e Kodit Zgjedhor, për të kërkuar kështu një garanci se kodi nuk do të jetë një pakt mes këtyre dy partive”, - pohoi Godo pas akuzave të ndërsjellta mes dy partive të mëdha për vonesat e kësaj reforme. Sipas Godos mospërfshirja e partive të vogla në këtë reformë do të thotë të injorosh pjesën të madhe të elektoratit. Ai rikërkon që të thirret tryeza çka do ti shërbente dhe formulës për daljen në zgjedhjet e 2009-ës. “PD ka bërë një vesh të shurdhër megjithëse ne i kemi bërë thirrje për të mbledhur tryezën”, - ka theksuar ai. Një ditë më parë edhe partitë e vogla të së majtës kanë kërkuar mbledhjen e tryezës për të unifikuar qëndrimin lidhur me reformën zgjedhore. Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka ftuar të majtët që të diskutojnë në tryezë për këtë reformë dhe madje edhe të arrijnë një qëndrim unifikues për zgjedhjet e vitit 2009.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2008