E Shtunë, 31 Tetor 2026

A të shëndosh stresi

Autori i Lajmit: red.
Stërgjyshërit tanë ushqeheshin në mënyrë që të mbijetonin. Ata ushqeheshin, sepse ndiheshin të uritur, por edhe për të festuar ndonjë fitore të një tribuje të caktuar. Po ne? Edhe ne ushqehemi, sepse kemi nevojë, por të njëjtën gjë bëjmë edhe kur jemi të stresuar, të mërzitur, të zemëruar, në depresion ose kur ulemi me miqtë e ngushtë, ku është vendi ideal për të ngrënë shumë dhe mirë. Aktualisht, stresi është një nxitës kryesor, i cili na lë orë të tëra në tavolinë. Shumë nga ne kanë stres kronik, që mund të jetë pasojë nga puna, lidhjet e zemrës ose lista e gjatë e gjërave të cilat duhet të bëhen në një të ardhme të afërt. Trupat tanë i përgjigjen stresit në të njëjtën mënyrë siç përgjigjej edhe trupi i stërgjyshërve tanë: duke nxitur lëndë kimike në tru, të cilat udhëheqin akumulimin e kalorive dhe depozitimin e yndyrnave. Por, ndryshimi është se ne kemi një shumëllojshmëri ushqimesh në dispozicion; të parët tanë nuk e kishin këtë luks, kështu që ne vazhdojmë të shtojmë përditë kilet në trupin tonë. Kur ju keni stres kronik, trupi prodhon shumë kortizol dhe insulinë. Kështu që ju shtohet oreksi, e cila manifestohet vecacnërisht në marrjen e ushqimeve të ëmbla. Kjo bën që t ju depozitohen shumë yndyrna, të cilat ndikojnë negativisht në të gjitha organet, e sidomos në mëlçi. Kjo krijon një rezistencë ndaj insulinës, që e urdhëron pankreasin tuaj të sekretojë më shumë insulinë për të bërë kompensimin duke ju bërë të ndiheni të uritur dhe duke e justifikuar këtë të fundit me stresin e përditshëm. Kur ju përpiqeni që të luftoni stresin me anë të ushqimit, ju aktivizoni qendrën kryesore në tru. Pas ndjesisë së mirë fillestare që ofron, ju do të vazhdoni kërkimin e së njëjtës gjë, që më parë ju bëri të ndiheshit mirë, të qetë e të relaksuar. Kjo përkthehet me më shumë ushqim. Stresi dhe ankthi janë shumë të vështirë nga ana neurokimike që të kontrollojnë ushqimin. Por, një gjë është e sigurt, rëndësi thelbesore ka mendja, e cila është udhëheqësja e gjithë pjesëve të trupit. Nëse ne kemi vullnetin e mirë që të vendosim se duhet të pakësojmë ushqimin, atëherë çdo gjë do të ishte më e lehtë. Ajo çka ndodh në trurin tuaj luan rolin kryesor në atë se çka ndodh në stomakun tuaj. Fillimisht duhet t i vini vetes një detyrë të rëndësishme: të mbani nën kontroll nivelin e hormoneve. Kjo do ju bëjë që të jeni në një gjendje të qëndrueshme kënaqësie. Këshillat që ne ju propozojmë më poshtë do t ju vijhnë në ndihmë:
Bëni që ushqimi të punojë në favorin tuaj
Ushqimi sjell efekte të ndryshme në stomakun, gjakun dhe trurin tuaj.
Gjeli detit
Përmban tryptophan, i cili rrit serotoninën që ndikon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, si dhe lufton stresin. Në të njëjtën kohë ju bën edhe më rezistentë.
Peshku dhe arrat
Janë të pasur me yndyrnat omega 3, të cilat për një kohë të gjatë janë njohur si përforcues të kujtesës, si dhe pastrues të kolesterolit. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre ndikon pozitivisht te gratë shtatzëna.
Çaji jeshil
Përdoret për pakësimin e yndyrnave. Një studim tregon se të pish tri gota në ditë çaj jeshil ndihmon në rënien nga pesha. Çaji rrit gjithashtu edhe metabolizmin.
Flini sa duhet
Kur trupi juaj nuk i plotëson tetë orët e këshillueshme të gjumit, ai ndihet i lodhur dhe pa fuqi. Nëse nuk keni fjetur sa duhet, ju nuk ndiheni mirë dhe truri lëshon serotonine e dopaminë, substancat që ndikojnë në mirëqënie. Na ndodh që kur çohemi në mëngjes dhe nuk kemi bërë gjumë të plotë të kërkojmë gjëra të ëmbla. Pagjumësia ndikon negativisht në të gjithë sistemin trupor. Me kalimin e moshës, gjendrat pineale në trurin tuaj prodhojnë me pakicë hormonin e gjumit, melatoninën. Kështu që bëni një gjumë të mirë dhe të rehatshëm. Regjimi mund t ju mbajë në peshën dhe në format e dëshiruara.
Regjimi
Një këshillë, e cila mund t ju ndihmojë: eliminoni zgjedhjet gjatë vaktit kryesor. Zakonisht zgjidhni një drekë të shëndetshme që ju pëlqen, si p.sh., sallatë me mish pule të pjekur dhe vaj ulliri ose gjel deti me bukë misri dhe mbani këtë regjim përditë. Studimet tregojnë se nëse vendosni një regjim që do ta mbani gjithmonë, atëherë kjo do t ju ndihmojë shumë në kontrollin e peshës suaj. Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Askujt nuk i mërzitet ushqimi. Nëse e ktheni në zakon të paktën për vaktin kryesor që është dreka, atëherë do të dini t i rezistoni ushqimit.
Lëvizja
Rëndësi shumë të madhe luan edhe ecja. Këshillohet të ecni të paktën 30 minuta në ditë, sepse nëpërmjet ecjes vihen në lëvizje të gjithë muskujt e trupit. Ecja ndikon pozitivisht edhe në efektet psikologjike, si rritjen e besimit në vetvete.
Humbeni mendjen
Kur ndiheni shumë të uritur, uluni diku dhe filloni të mendoni për jetën tuaj në përgjithësi, në mënyrë që ta largoni oreksin e madh. Qëndroni para pasqyrës dhe shikoni të gjithë defektet tuaja. Sigurisht që nuk do t ju pëlqejë një bark më pala apo kofshë të cilat përshkohen nga celuliti. E rëndësishme të theksohet është, se pesha ideale është ajo në të cilën ne ndihemi mirë me veten dhe jo ajo çka na tregojnë revistat e ndryshme. Kështu që shikojeni me kujdes trupin tuaj! Më pas vizatoni konturet që do të dëshironit të kishit dhe pastaj me shumë vullnet vendosni se do të arrini një peshë të caktuar dhe më pas ta ruani atë. Bëni regjim korrekt dhe hani gjëra të shëndetshme për të pasur një trup të bukur e të fuqishëm.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›