E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të alkoolizuarit, në korrik nisin terapitë

Autori i Lajmit: red.
Të alkoolizuarit do të kenë mundësinë të trajtohen në mënyrë të veçantë për t u shkëputur nga varësia e pirjes së alkoolit tej masës së lejuar. Pranë Psikiatrisë në QSUT, fillon në muajin Korrik 2008, qendra me 12 shtretër, e cila do të shërbejë për trajtimin e personave të alkoolizuar. Sipas Roland Shuperkës, kjo klinikë përbën të parin shërbim alkoologjik të mirëfilltë në vendin tonë, pasi individët e varur nga alkooli nuk do të trajtohen vetëm për çrregullimet e tyre organike. Klinika e re do të ofrojë një shërbim afatgjatë, ku do të këtë kombinim të psikoterapisë dhe terapisë farmaceutike.
Projekti
Projekti për ngritjen e një qendre të tillë nisi një vit më parë, për ngritjen e të cilit u punua nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Shkollën Evropiane të Alkoologjisë me qendër në Udine të Italisë. Ngritja e një klinike për trajtimin e varësisë alkoolike është në përputhje edhe me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të cilën abuzimi me alkoolin është problem prioritar i shëndetit publik, për patologjitë e rënda si cirroza hepatite, por dhe për impaktin e tij social. Ministria e Shëndetësisë, po merr masa për parandalimin dhe trajtimin e të alkoolizuarve në vend.
Pacientët
Tashmë pacientëve do t iu jepet mundësi trajtimi e veçantë dhe jo vetëm t i nënshtrohen një kure disa ditore siç ka ndodhur më parë, por tani do të trajtohen edhe nga ana psikologjike për afate kohore më të gjata, për t u shkëputur përfundimisht nga varësia që krijon konsumimi i tepërt i alkoolit. Aty do të bëhen trajtime të veçanta, ku pacientët do të mund të lexojnë broshura, të kryejnë palestër, të bashkëbisedojnë me psikologun për të ndërtuar një jetë të re jashtë alkoolit. Shifrat e personave që konsumojnë alkool vijnë në rritje.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›