Siti, 17 milionë euro për Behramin
Oferta
Mançester Siti ka gati një ofertë pre 17 milionë eurosh për të marrë kosovarin me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, edhe pse Uest Hem ka theksuar disa herë se ish-lojtari i Lacios (i ardhur për gati 6 milionë euro në verën e 2008 me një kontratë 5-vjeçare) nuk është në shitje dhe vetë Behrami ka nënvizuar gjithnjë që nuk dëshiron të largohet nga Londra (ai refuzoi edhe Romën vitin e kaluar, që ishte gati të paguante 20 milionë euro për të). Pronarët e rinj të Uest Hemit janë para një prove të vështirë, pasi Behrami konsiderohet si një nga yjet e kësaj skuadre, por shitja e 24-vjeçarit do të mbushte arkën e klubit për të bërë merkaton e ardhshme. Oferta për Behrami përbën një dilemë. Mesfushori është një lojtar me ndikim dhe është jashtëzakonisht popullor me tifozët. Ai pësoi dëmtime serioz në kyçin e këmbës kundër Mançester Sitit në mars 2009. Behrami ka treguar mungesë dëshire për t'u larguar “Upton Park”. Pronari Sulivan vazhdo të ketë një mëdyshje për zgjidhjen që duhet të japë.
#