Martini në Peqin për fitoren e parë
Shkumbini-Vllaznia
Edi Martini do të bëjë sot në Peqin debutimin e tij zyrtar në Superiore si trajneri i Vllaznisë. Me dy sulmues të rinj të blerë gjatë merkatos dimërore, boshnjakun e njohur, Sead Hadjibuliç, dhe anglezin e panjohur, Jamie Phoenix, Vllaznia do të synojë të përsërisë ndaj Shkumbinit, fitoren e fazës së parë, kur në “Loro Boriçi”, zbulimi i kampionatit, Bekim Bala, shënoi dy herë në fitoren 2-0. Ndeshja kundër Shkumbinit të vendit të 6-të (21 pikë), për Vllazninë e vendit të 9-të (19 pikë), është edhe e para, duke pasur në stol, trajnerin e tretë sezonal pas Hasan Likës (5 javë në stol) e Roland Luçin (12 javë). Pikërisht në ndeshjen e parë në stol ishte Roland Luçi, ndërkohë që edhe te Shkumbini, nuk ishte ky aktual, Përparim Daiu, por ish-trajneri Kristaq Mile (edhe ky pasoi të vetëdorëhequrin Gugash Magani).
#