E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuster, trajneri i ri i Atletikos?

Edhe pse presidenti Enrike Kerezo dërgon mesazhe qetësie ("Ndryshimi i trajnerit në këto momente është thuajse i pamundur"), Abel Resino duket se i ka orët e numëruara në stolin e Atletikos së Madridit. Barazimi i së mërkurës me Almerian ka bërë që skuadra të ndodhet në një pozicion delikat: vendi i parafundit në klasifikimin e La Ligas, me vetëm 2 pikë të grumbulluara në katër ndeshje. Këtyre rezultateve u shtohet edhe barazimi 0:0 në Champions me qipriotët e Apoel Nikosias. Sipas gazetës madrilene, "AS", drejtuesit e Atletikos mund të emërojnë në krye të pankinës ish-trajnerin e kushërinjve-rivalë të Realit, Bernd Shuster. Pasi provoi pa sukses gjatë sezonit të kaluar, trajneri gjerman i është vetofruar sërish skuadrës bardhekuqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›