"Vendimi për të ardhmen, në dhjetor"
Portieri holandez i Mançester Junajtid, Edvin van der Sar, bëri të ditur se në dhjetor do të vendosë rreth së ardhmes së karrierës si profesionit. "Prej disa vitesh, sa herë që mbaron sezoni them se ai ishte viti i fundit për mua", pohoi 38-vjeçari për "Sportsweek". "Në vitin 2006, vetëm gjashtë muaj përpara skadimit të kontratës, kisha rinovuar edhe për një vit me Junajtid. Tashmë ndodhemi në të njëjtën situatë. Në fund të çdo edicioni pres të vlerësoj gjendjen time fizike dhe të shoh nëse tifozët janë ende të kënaqur me paraqitjet e mia në fushë. Megjithatë, për mua gjërat po vështirësohen dita-ditës. Në dhjetor do të vendos përfundimisht se çfarë do të bëj me të ardhmen si futbollist".