E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldo-Mesi, çfarë numrash "La Liga" nën këmbët e tyre

Kanë dueluar për Topin e fundit të Artë, i pari Kristiano Ronaldo, i dyti Mesi, dhe do të duelojnë edhe për të ardhshmin. Janë shndërruar në imazhin kryesor të kopertinës së finales së fundit të Champions League. Ndërsa sot janë dy yjet e mëdhenj të Barcelonës e Realit të Madridit dhe të "La Ligas" (të na falë Kaka).

Gara në dy — Po ecin në çift, si të ishin dyshja më e mirë e Spanjës. U kanë mjaftuar vetëm katër javët e para skuadrave të Guardiolës e Pelegrinit për t‘i imponuar autoritetin e tyre një kampionati, i cili që tani është një garë në dy. Barcelona e Real me pikë të plota, Sivilja (dinjitoze) në -3 pikë, Valencia "tashmë e shkëputur" në -5 pikë, Atletiko Madrid e Vijarreal janë shumë, shumë larg) në -10 pikë. Dy skuadrat e fundit kanë mbledhur vetëm 2 pikë nga 12 në total deri tani në La Liga, nuk kanë marrë asnjë fitore.

Shkëlqejnë — Po kush janë yjet e këtij fillimi? Ata shkëlqejnë që ç‘ke me të. Mesi është i papërmbajtshëm, Ronaldo, edhe pse ka vuajtur disi me ato vështirësitë e fillimit, duket se ka ardhur në formë dhe shënon gjithmonë. Portugezi ka mundur të realizojë 7 gola në 5 ndeshjet zyrtare të Real Madrid, 4 në Liga (3 të luajtura si titullar) dhe 1 në Champions League. Të dy fenomenet, për sa i përket golave udhëtojnë paralel, ashtu si edhe skuadrat e tyre në tabelën e klasifikimit: 7 gola sezonalë dhe nga 5 gola për kokë në La Liga.

Mesatarja — Ka njëfarë diference të dukshme në mesataren e golave për minutat e luajtura. Ronaldo ka një përpikmëri mbresëlënës: ka shënuar një gol në çdo 56 minuta në La Liga dhe një në çdo 53 minuta, nëse marrim në konsideratë edhe Champions. Mesi në fushë ka qenë i jashtëzakonshëm, një gol në çdo 37 minuta, ndërsa në nivelin sezonal (duke marrë në konsideratë Superkupat e Sanjës e të Europë dhe Champions, 6 ndeshje në total) është në kuotën një goli në 69 minuta. Pra për të dy shikojmë një mesatare të përafërt prej më se një goli për ndeshje.

Të qetë — Numra për t‘u marrë në konsideratë, por të dy ruajnë qetësinë: "As pak as shumë, ka bërë shaka Ronaldo të mërkurën, ato që vlejnë janë fitoret e skuadrës". "Dueli me Ronaldon? Këto janë gjëra që iu interesojnë ju gazetarëve, ka thënë Mesi. Unë bëj detyrën time, pastaj nëse nuk ma japin ‘Topin e Artë‘, nuk ndodh asgjë".

Çfarë çifti - Një vërejtje e fundit: nëse Ronaldo nuk e ka gjetur ende një partner ideal për sulmin (mes shokëve të tij në La Liga ka shënuar më shumë se një gol vetëm i rigjeturi Guti), çifti Mesi-Ibrahimoviç ka krijuar një lidhje të menjëhershme. I gjati dhe i shkurtri i Barcelonës së bashku kanë shënuar 90 gola në 4 ndeshje, askush në Europë nuk e ka bërë një gjë të tillë: Eto‘o e Milito janë në kuotën 8 me 1 ndeshje më shumë. Tetë gola edhe për "The Reds" Torres e Kajt, pas 7 javësh në Premier League.

Dueli

Kanë shuar nga 7 gola në ndeshje zyrtare, nga 5 vetëm në kampionat. Portugezi: "As pak as shumë, ato që vlejnë janë fitoret e skuadrës". Argjentinasi shton: "Dueli me Kristianon? Këto janë gjëra që iu interesojnë ju gazetarëve"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›