Shutanovac: Krijimi i FSK-së i pa kuptimë
Londër -NATO-ja ka bërë një gabim të madh me formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ky është qëndrimi i ministrit serb të Mbrojtjes Dragan Shutanovac, i cili thotë se ky vendim për Serbinë është e pakuptueshme. "Posaçërisht është e pakuptueshme që atë brigadë e cila numëron 2500 vetë e udhëheq një gjenerallejtënant. Kjo tregon se prapa të gjithave ekzistojnë qëllime të fshehta. Por pavarësisht kësaj dhe pakënaqësive tona, KF0R është në Kosovë me qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve që jetojnë atje, edhe të popullsisë shqiptar edhe asaj joshqiptare", ka thënë Shutanovac për BBC-në gjatë vizitës në Londër.