E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shyqyr që mbaroi me kaq sezoni 2009"

Do të jetë atje sepse do të jetë edhe gara e fundit, do të jetë sepse Ferrari ka pasur dhe ka një rol të dorës së parë në zbarkimin e Formula 1 në Emiratet e Bashkuara Arabe, që do ta kompletojë në verën e ardhshme me hapjen e parkut të parë të tematik të Ferrarit në botë. Megjithatë presidenti Luka di Montezemolo nuk është i kënaqur me sezonin 2009: "Jam i kënaqur që do të përfundojë, pohon ai. Në fillim pati konfuzion rregulloresh, skuteri që garonin me dhe pa ‘Kers". Disa që kishin difuzorë dhe disa jo. Sqarimi erdhi shumë vonë. Kjo është java e fundit e Kimi Raikonenit te Ferrari dhe ne duam ta falënderojmë për atë që ka bërë këtë vit. Nuk e di se çfarë do të bëjë në të ardhmen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›