"ëndërroj titullin dhe Botërorin"
Kalvari i gjatë i Alesandro Del Pieros duket drejt fundit. Kapiteni i Juventusit pritet të jetë në formën optimale në sfidën e 7 nëntorit kundër Atalantës, ndërkohë ai nuk e fsheh ëndrrën që në këtë sezon të fitojë titullin kampion dhe të jetë pjesë e Italisë në Botërorin 2010. Numri 10 i bardhezinjve i është përgjigjur pyetjeve të shumë tifozëve të vegjël: "Me Kombëtaren kam shënuar 27 gola, ndërsa me Juventusin 262, tha ‘Pinturikio‘. Nëse Lipi më grumbullon? Natyrisht që do të kthehesha në përfaqësuese, e dashuroj fanellën ‘axurre‘ së bashku me atë bardhezi. Titulli kampion? Të shpresojmë se do ta fitojmë".