"Te MekLaren, ose jashtë Botërorit"
Mbyllja e sezonit ka shkaktuar kaos te skuadrat e Formula 1. Vetëm Ferrari, me dyshen Masa-Alonso, i ka përcaktuar pilotët që do të hedhë në pistë gjatë Botërorit 2010, ndërsa skuadrat e tjera janë përfshirë nga "ethet" e merkatos. Në situatën e krijuar ka ardhur edhe deklarata e Kimi Raikonen, që në Abu Dhabi do të zhvillojë garën e fundit me "kokëkuqen". Finlandezi, i cili po studion edhe pistën e garimit në ‘rally", deklaroi: "MekLaren është opsioni i vetëm nëse do të vazhdoj të garoj me një makinë të F.1 në vitin 2010". Në këtë mënyrë, "Njeriu i Akullt" ka hedhur poshtë hipotezën e një transferimi të mundshëm te Tojota, madje edhe spekulimet që e lidhnin me Red Bull-in.