E Diel, 1 Nëntor 2026

Si dështoi modeli i vetëmenaxhimit titist, që u aplikua në Jugosllavi

Gazeta amerikane sjell në detaje rrënimin ekonomik të Federatës. Skema ndryshe e drejtimit të ekonomisë dhe zhytja në borxhe e vendit
Ferguson M. Bordewich*

(Vijon nga numri i kaluar)

Jugosllavia (emri i saj ka kuptimin e “tokës” së sllavëve të jugut) është një përzierje e tetë popujve, pesë gjuhëve dhe tre besimeve. Ajo nuk ka qenë kurrë një shtet deri në vitin 1918, kur Mbretëria e Serbisë dhe idealet sllave bashkuan popuj të ndryshëm brenda një unioni të lëkundur. Në trazirën e Luftës së Dytë Botërore partizanët e komunistit Tito erdhën në pushtet. Ata organizuan vendin në një federatë me gjashtë republika: Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia, Mali i Zi dhe dy provinca autonome; Kosova, ku ishin shqiptarët në shumicë dhe ndodhej një minoritet i madh hungarez.
Jugosllavia, 20 miliardë USD borxhe
Jugosllavia e shtroi rrugën e vendit me probleme të mëdha përsa i përket ekonomisë. Në të vërtetë, statistikat e thjeshta flasin për një histori të zymtë. Jugosllavia u detyrohej më shumë se 20 miliardë dollarë qeverive dhe bankave të huaja, duke arritur në majë të vendeve me borxhin më të lartë.
Papunësia qëndronte në nivelin e 17 përqindëshit, treguesi më i lartë në Europë. Niveli i inflacionit aktual kishte arritur 85 për qind në një vit. Që prej vitit 1980 standardet e jetesës kishin zbritur në 30 për qind. Në firmën “TOZ”, fabrikë e prodhimit të lapsave, si dhe në fabrikat e tjera në mbarë vendin, mallrat mbeten stoqe dhe kërkesa ishte rrudhur. “Ne jemi duke jetuar me kredi”, - thotë zëdhënësi i një kompanie që ndodhet në periferi të Zagrebit. “Ne nuk dimë se ku po shkojmë dhe se çfarë do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Ne tashmë duhet që të ulim pagat në mënyrë që të mbajmë punëtorët tanë në punë.
Një makinist në moshën 30 vjeç thotë: “Ju nuk mund të kurseni para të mjaftueshme në një muaj as për të blerë një kostum. Pas një viti unë nuk e di nëse do të kem një punë të sigurt”. ????????????Indifcienca dhe apatia kanë arritur nivele të çuditshme. Sipas përllogaritjeve të Perëndimit, më shumë se çereku i 6 milionë punonjësve në sektorin publik janë të panevojshëm. Në të dhënat që jepen çdo ditë, rreth 700 mijë punëtorë largohen përkohësisht nga puna si të “sëmurë” dhe 600 mijë të tjerë “me pushime”. Ata që duken në mjediset e institucionit punojnë mesatarisht 3.5 orë në ditë. Për të ndërtuar një vagon treni, pavarësisht nga makineritë e reja, për shembull, duhen 1,500 orë pune, ndërsa në vitin 1970 nuk duheshin më shumë se 1000 orë pune.
Zyrtarët jugosllavë parapëlqejnë të justifikohen për problemet e tyre me çmimin e naftës, ose bankat e huaja, madje edhe menaxhimit të keq dhe të rastësishëm, - tek çdo gjë, por dështoi versioni i tyre i sistemit socialist. Në fakt, bankat kanë ndihmuar financiarisht ekonominë jugosllave çdo vit. Në vitin 1983 ata shpëtuan vendin nga një gabim i rëndë, duke i dhënë një hua të menjëhershme në vlerën 6 miliardë dollarë, ndërsa vitin e kaluar burimet në Bon dhe Uashington i garantuan kryeministres së vendit, Milka Planinç, mbështetje politike për huadhënie në të ardhmen.
Modeli i dështuar që zgjodhi Tito
Baza ekonomike e sistemit të vetëmenaxhimit të punëtorëve që përdori Tito ishte një program idealist që kishte treguar papërshtatshmëri dhe dështim në zbatim që në fillimet e tij të para.
Forca e punës është e ndarë në rreth 30 mijë njësi të vogla pune. Për shembull, te “TOZ” makinistët krijonin një njësi, punonjësit e përpunimit të drurit një të dytë, administratorët një të tretë e kështu me radhë. Secila njësi mund të qëndronte e pavarur pse të bashkëpunonte me të tjerët në format e një kompanie të stilit Perëndimor, e cila mund të shkojë së bashku me kompanitë e tjera që të krijojë konglomeratet. Struktura është ndërtuar që të materializojë thelbin e “demokracisë socialiste”. Në të gjitha nivelet, këshillat punëtorë janë menduar që të negociojnë vendimet për marrjen në punë dhe prodhimin dhe të bëjnë kontratat rreth shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të tjera të ngjashme. Kjo është teori. Praktika është diçka tjetër. “Unë nuk jam i sigurt se ne vendosim”, - thotë një punonjëse 35 vjeçe, e dobët në trup, e cila ka drejtuar për disa vjet këshillin e fabrikës si një përfaqësuese e punëtorëve. “Kryesisht ne bashkëpunojmë me menaxhimin. Ndërkohë, menaxherët janë përqendruar më shumë tek ideologjia e tyre, sesa tek aftësitë e tyre profesionale. Akoma parimi bazë është se në qoftë se ata janë të gjithë komunistë të mirë, gjithçka do të shkojë siç duhet”, - komenton një analist Perëndimor në Beograd. Sipas parimit se “më i vogli duhet të jetë gjithmonë më mirë”, ndërmarrjet publike gjigante ishin copëzuar gjatë viteve 1960. Vetëm hekurudha shtetërore ishte ndarë në rreth 350 kompani të ndryshme, ku secila prej tyre kishte sistemin e tij të vetëmenaxhimit. Në emër të autonomisë etnike, Tito dorëzoi të drejtat e qeverisë qendrore për mbajtjen nën kontroll të politikës ekonomike dhe lejoi çdo republikë të ecë në rrugën e vet, pa respektuar interesat e vendit në tërësi. Sistemi ka shkaktuar konflikt, konfuzion dhe mungesë rezultatesh. Për shumë jugosllavë ai kombinoi më të keqen e decentralizimit me më të keqen e kontrollit qendror. Historitë e katastrofës industriale janë në gojën e çdo njeriu. Boshnjakët humbën 2.3 miliardë dinarë (rreth 7.3 milionë dollarë, sipas nivelit më të fundit të shkëmbimit) në ndërtimin e fabrikave të përpunimit të patates, ku atje mezi gjeje papate.
Një fabrikë e madhe e prodhimit të tullave ishte vendosur afër kufirit bullgar, me makineri që nuk mund të përpunonin tokën atje. Në një vend tjetër, një kompleks alumini ishte ndërtuar për të qenë afër depozitave me lëndë të parë për fabrikën, por më pas u zbulua se aty nuk kishte ekzistuar asnjëherë një mineral i tillë.
Bujqësia nuk ishte e çliruar, ndërsa Vojvodina kishte ekspertuar 7 mijë tonë drithëra vitin e kaluar, republikat e tjera fatkeqësisht kishin shpenzuar të gjithë mallin që kishte nevojë dhe u detyrua të importojë më tepër drithëra nga vendet përreth.
Pakënaqësia së bashku me konfuzionin janë shpërndarë kudo. Një kamerier në një kafe në Beograd i thotë një klienti: “Për të vendosur çmimin e kësaj gote të vogël të lëngut të kajsisë duhet të jenë dakord delegacionet e tetë republikave dhe rajoneve të ndara”.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 13 prill 1986
Titulli është redaksional, ndërsa origjinali është: “Jugosllavia pa Titon”
Autori i shkrimit shkruan shpesh rreth çështjeve ndërkombëtare dhe është autor i një libri për Kinën komuniste
Përgatiti: Albert Gjoka

Në numrin e së martës do të lexoni:
Modeli si funksionoi Lidhja Komuniste Jugosllave e mareshal Titos

Skema e aplikimit të komunizmit dhe strukturimi i organizatave partiake dhe lidhjeve komuniste në çdo republikë

Situata politike në Kosovë dhe si u ngritën dhe kush i drejtonte strukturat partiake komuniste në Prishtinë

Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe si u tensionua gjendja pas protestave të vitit 1981

Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës

3 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›