Prindërit denoncojnë djalin, i keqtrajtoi
DURRËS - Të fyer dhe të dhunuar sistematikisht nga djali i tyre 45-vjeçar, dy prindër të moshuar nga Durrësi nuk kanë duruar më dhe e kanë denoncuar atë në polici. Protagonist i rastit të denoncuar dy ditë më parë është Albert Çerma, 45 vjeç, lindur dhe banues në Lagjen Nr.16 në Durrës, ndaj të cilit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë nga Seksioni i Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje, në drejtorinë e policisë së këtij rajoni. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “45-vjeçari u denoncua një ditë më parë nga prindërit e tij, përkatësisht të moshave 74 dhe 68 vjeç”. Dy të moshuarit janë vënë nën mbrojtje, megjithëse në deklarimin e tij Albert Çerma ka pretenduar se këto veprime i ka kryer në gjendje të pavetëdijshme. Mësohet se materialet në ngarkim të tij i kaluan Gjykatës së Rrethit të Durrësit.
3 Mars 2008