Si do administrohen 30 milionë dollarë asete të bllokuara
Qeveria miraton ndryshimet në ligj
Pasuritë e bllokuara, që dikur ishin pronë e subjekteve të inkriminuara dhe organizatave terroriste, tashmë do të administrohen nga qeveria, me synim nxjerrjen e fitimit, i cili parashikon të shkojë rreth 100 milionë lekë në vit. Gjithnjë nëse strukturat vartëse të Ministrisë së Financave do ta kryejnë detyrën ashtu si e kërkon ligji, do të arrihet kjo shumë të ardhurash nga miradministrimi i aseteve të bllokuara, vlera e të cilave shkon deri në 30 milionë dollarë ose 2.7 miliardë lekë. Vendimi i marrë dje nga qeveria forcon strukturat për monitorimin, ruajtjen dhe menaxhimin e pronave të sekuestruara, rezultati i të cilave mund të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit. Gjatë këtyre viteve të fundit, duke nisur nga 2004, nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Ministria e Financave janë sekuestruar rreth 2.7 miliardë lekë, nga të cilat rreth 1.2 miliardë lekë janë pasuri të sekuestruara të financuesve të terrorizmit dhe pjesa tjetër pasuri e krimit të organizuar. Sipas Financave, formalizimi i kësaj pjese të tregut dhe vënia në eficensë e pasurive do të shkaktonin një impakt pozitiv në buxhetin e shtetit. Në këtë mënyrë, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Paluajtshme, në kuadër të përforcimit të strukturave të saj, do të marrë shtesë nga buxheti i shtetit rreth 10 milionë lekë. Sipas ligjit, strukturat dhe organika e agjencisë përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozim të ministrit të Financave. Tashmë, personeli i agjencisë do të formohet nga profesionistë të fushave të ndryshme në varësi të objektit dhe qëllimit të veprimtarisë së saj. Madje, ajo mund të kontraktojë edhe personel të jashtëm, si administratorë të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, apo ekspertë të fushave të tjera. Për këtë qëllim, agjencia do të ketë buxhet më vete.
Përdorimi i pasurive
Të gjitha objektet e sekuestruara nga shteti me urdhër të Prokurorisë mund të ripërdoren duke u dhënë me qira nga shteti te persona apo biznese të ndryshme. Kjo gjë bëhet e mundur me anë të një udhëzimi të posaçëm, në bazë të të cilit synohet rivënia në punë e këtyre objekteve apo pasurive, me qëllim moslejimin e rënies së vlerës apo amortizimit. Ministria e Financave ka nxjerrë ditët e fundit udhëzimin se si do të procedohet me objektet e krijuara nga pasuria që është venë në mënyrë të paligjshme dhe më pas është bllokuar nga shteti. Sipas udhëzimit: pasuritë e paluajtshme të sekuestrua jepen me qira, me qëllimin e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tyre. Çmimi dysheme për qiranë e këtyre objekteve përcaktohet nga komisioni i përbërë nga tre specialistë. vlerësimin e kërkesave ngrihet një komision i përbërë nga tre specialistë. Komisioni vlerësues bën renditjen e ofertave duke filluar nga oferta më e lartë dhe këtë listë ia dërgon kryeadministratorit të agjencisë. Këta specialistë veprojnë pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ka autoritetin në bazë të ligjit, që të administrojë dhe lëshojë me qira këto objekte. Subjektet e interesuara për marrjen me qira të këtyre pasurive duhet të pranojnë kushtet e caktuara pikërisht nga kjo agjenci, e cila kryen dhe të gjitha procedurat e kalimit të objekteve te një pronar apo kompani me qira.
Udhëzimi
Ministria e Financave ka nxjerrë udhëzimin për procedurat e dhënies me qira të pasurive të paluajtshëm të sekuestruara. Sipas udhëzimit, këto pasuri jepen me qira me qëllimin e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së tyre. Agjencia e për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ndjek proceduarat e procesit të dhënies me qira nga shteti tek subjekti privat. Ndërkohë për përcaktimin e çmimit dysheme të qerasë ngrihet një komision prej 2 specialistësh nga Agjencia e për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe një specialist nga Drejtoria e Administrimit të Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave. Sipas udhëzimit, ofertat për marrjen me qira të pasurisë hapen 15 ditë nga dita e shpalljes së njoftimit. Ndërkohë të gjitha ofertat, ku nuk deklarohet se pranojnë kushtet e vendosura nga Agjencia, skualifikohen.
Kontrata
Subjektet e interesuara për marrjen me qira të këtyre objekteve duhet të plotësojnë formularin e kërkesës. Kjo kërkesë duhet të dorëzohet me zarf të mbyllur në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Kontrata që lidhet për marrjen me qira të pasurisë së paluajtshme është miratuar nga Ministria e Financave. Kryeadministratori i Agjencisë nuk mund të lidhë kontratë nëse kushtet janë të pamiratuara nga Ministria e Financës. Subjekti fitues njoftohet me shkrim nga Agjencia për lidhjen e kontratës. Ky subjekt duhet të paraqit brenda pesë ditëve në Agjenci. Nëse fituesi i parë nuk paraqitet në kohë, atëherë njoftohet subjekti i renditur i dyti në listë. Nëse lidhja e kontratës dështon, atëherë procedurat përsëriten deri në tri herë. Ndërkohë çmimi dysheme i dhënë në proceduarat e dyta është njësoj si i pari, ndërsa nëse procedurat përsëriten për herë të tretë, atëherë çmimi dysheme do të jetë 20 për qind më i ulët se ai i shpallur për herë të parë dhe të dytë. Sipas udhëzimit, nëse lidhja e kontratës dështon edhe për herë të tretë, atëherë Agjencia kërkon rivlerësimin e çmimit dysheme të pasurisë së paluajtshme.
BOX//////////////////////////////
Të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara
Administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara përfshin, por pa u kufizuar, ruajtjen dhe përdorimin e këtyre pasurive për nxjerrjen e të ardhurave. Procedurat e mbledhjes dhe të administrimit të të ardhurave përcaktohen në rregulloren e miratuar nga ministri i Financave. Sipas nenit 39, të ligjit nr.9284, datë 30.9.2004, krijohet fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor, i cili administrohet nga ministri i Financave, mbështetur në mendimin e komitetit këshillimor për masat kundër krimit të organizuar. Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat janë objekt i veprimtarisë së Agjencisë, merren në administrim përmes një akti të marrjes në dorëzim, të mbajtur nga përfaqësues të autoritetit, që ka vendosur sekuestron, përfaqësues të Agjencisë dhe të administratorit të pasurisë. Akti i marrjes në dorëzim të pasurisë shoqërohet me librat e llogarisë, nëse ka, të cilat Agjencia ia kërkon pronarit të pasurisë ose administratorëve. Në rast të mosparaqitjes së këtij dokumentacioni dhe nëse e gjykon të nevojshme, Agjencia mbledh të dhëna, në rrugë zyrtare, dhe ia vë në dispozicion ekspertit kontabël, të caktuar prej saj, i cili paraqet raportin përkatës.
Shkurt//////////////////////////
Sot ndërtuesit diskutojnë për projektet e rrugëve dytësore në vend
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) do të organizojë sot në Tiranë një takim informues me firmat e ndërtimit të rrugëve, të interesuara për t'u bërë pjesë e projektit “Përmirësimi i Rrugëve Dytësore e Lokale ne Shqipëri”, një projekt i qeverisë shqiptare, me donator kryesor Bankën Botërore. Burime nga FSHZH-ja, bënë të ditur se “takimi do të zhvillohet në kuadër te konsultimeve publike që FSHZH dhe Banka Botërore kanë ndërmarre lidhur me këtë projekt, duke synuar në veçanti rritjen e transparencës dhe shtimin e shanseve për konkurrencë të barabartë gjatë procesit të prokurimit". Në këtë takim, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtues të FSHZH-se si dhe përfaqësues të BB-së, do të diskutohet mbi objektivat e projektit; procesin e përzgjedhjes dhe listën e objekteve që do të zbatohen; procedurat e prokurimit, etj. Projekti i ri, që parashikon të përfshijë deri 1000-1500 km rrugë rajonale dhe lokale, ka si qëllim përmirësimin e aksesit ne shërbimet bazë në shërbim të zhvillimit ekonomik për popullsinë rurale. Vlera totale e projektit llogaritet në rreth 420 milionë USD dhe në projekt do të përfshihen një sërë donatorësh si Banka Botërore, Bashkimi Europian, Banka Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve etj.
4 Korrik 2008