E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do shiten pronat e konfiskuara



Qeveria ka miratuar vendimin e ri për shitjen e pronave të konfiskuara në bazë të ligjit të "Antimafias". Sipas këtij vendimi, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, brenda 90 ditëve nga data e njoftimit të vendimit gjyqësor të konfiskimit, i paraqet ministrit të Financave raportin e vlerësimit tekniko-financiar, për pasurinë e konfiskuar. "Ministri i Financave, në bazë të rekomandimeve të Komitetit Këshillimor Ndërinstitucional të Ekspertëve për Masat Kundër Krimit të Organizuar e të raportit të vlerësimit tekniko-financiar të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vendos për dhënien në përdorim ose tjetërsimin e pasurive të konfiskuara, si dhe jep udhëzime konkrete për destinacionin, mënyrën dhe kushtet e përdorimit të pasurive", - thuhet në vendimin e qeverisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›