Dy në pranga për disa vjedhje në Tiranë e Fier
TIRANE - Dy ditë më parë, policia e kryeqytetit arrestoi 28-vjeçaren Eralda Hasanaj, dhe 25-vjeçarin Ahmet Bellau, ndërsa shpalli në kërkim Erand Hasanajn, vëllai i të arrestuarës. Nga hetimet disa mujore të Policisë së Tiranës rezulton se këta tre persona janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë dhe grabitjen e një argjendarie në Fier, në maj të këtij viti. Dyshohet se të arrestuarit dhe i kërkuari, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një makinë tip "Audi A4" me targa TR 10 55 L, në kryeqytet, një lokal pranë "Unazës së Re", dy televizorëve të vjedhur në një lokal loto-sporti, në Tiranë si dhe një lap top në banesën e një gruaje me iniciale N.K..