E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH 5 ditë ndërprerje energjie



Nga sot, operatori i sistemit të shpërndarjes do të fillojë remontet në nënstacionin Dinamo, çka do të shoqërohet edhe me ndërprerje të energjisë, në disa lagje në kryeqytet. Kufizimet do të zgjasin përgjatë 5 ditëve, sipas orareve të përcaktuara nga operatori nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Harta e kufizimeve të energjisë elektrike në kryeqytet përfshin lagje të tilla si: "Bregu i Lumit", rruga "Jordan Misja", "Josif Pashko", "Uzina Dinamo", "Siri Kodra", "Babrru" dhe "Paskuqan". Paralelisht me remontet në Tiranë, operatori i sistemit të shpërndarjes ka njoftuar për remonte edhe në rrethe të tjera të vendit. Oraret e kufizimeve do të jenë të njëjtat si për kryeqytetin. Për plot pesë ditë, në qytete të tilla si: Puka, Laçi, Fieri, Memaliaj, Përrenjas, Fushë-Arrëzi, Skrapari, Poliçani, Librazhdi dhe Vertopi do të kenë kufizime. Remontet do të zgjasin deri me datë 30 korrik dhe më pas do të vijohet me furnizim të rregullt me energji elektrike.

Kufizimet

Tiranë
Bregu i Lumit
Jordan Misja
Josif Pashko
Uzina Dinamo
Siri Kodra
Babrru
Paskuqan

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›