I kthehet makina Gatuzos, ja grabitën shqiptarët
Autori i Lajmit: Redaksia
Mesfushorit të ekipit të Milanit, Gennaro Gatuso i është kthyer dje makina e vjedhur në Tiranë. Automjeti i Gatussos, Range Rover u vodh në 2006-ën dhe është futur në Shqipëri nga një qytetar italian nëpërmjet Portit të Durrësit. Makina e Gatussos u sekuestrua në 12 nëntor të 2009-ës nga zyra Antitrafik në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe tashmë do ti kthehet futbollistit të Milanit. Makina ishte blerë nga një person nga Mamurrasi, ishte zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare (TR 0056 P). Më 2 tetor 2006, mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses italiane kishte denoncuar vjedhjen e automjetit të tij me targën CË542YG. Makina e futbollistit të Milan Gatuso është kthyer në vendin e origjinës, Itali së bashku me gjashtë automjete të vjedhura nga shqiptaret në disa vende të Evropës. Automjetet janë kthyer në vendet e origjinës, falë bashkëpunimit të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë me autoritetet e këtyre vendeve. Kurse në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë dhe Tropojë janë kthyer respektivisht automjetet e mëposhtme: Automjeti tip “Benz Mercedes A140”, automjeti tip “Volkswagen Eos". "Automjetet u gjetën në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve Shkodër dhe Tropojë", përfunduan burimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ky lajm është publikuar: 11/02/2010