Si do të balancohen komisionet parlamentare mes opozitës dhe maxhorancës
Pritet të ketë një ndarje të re të drejtimit të komisioneve
Eljona Ballhysa
Me hyrjen e Partisë Socialiste në Parlament pritet ndarja e deputetëve nëpër komisionet e përhershme parlamentare. Një ndër kërkesat e Delegacionit të lartë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës ishte balancimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që opozita të drejtojë një numër të barabartë komisionesh me maxhorancën. Aktualisht maxhoranca i ka lënë opozitës drejtimin e tri komisioneve të dorës së dytë, ndërsa pesë të tjerat drejtohen nga Partia Demokratike dhe posti i nënkryetarit i përket PS-së. Pritet që PD-ja, në zbatim të rekomandimeve edhe të ndërkombëtarëve, t’u japë socialistëve drejtimin e një tjetër komisioni parlamentar. Sipas burimeve mësohet se PD-ja nuk do t’i japë PS-së komisionet e rëndësishme siç është ai i Ligjeve, i Sigurisë Kombëtare apo i Ekonomisë. Kështu që pritet që PS-ja të marrë drejtimin e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Aktualisht PS-ja ka të drejtën të drejtojë Komisionin e Integrimit, Komisionin e Shëndetësisë dhe atë të Medias.
Komisionet
Pritet së shpejti që Partia Socialiste të përcaktojë emrin e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe emrat e 11 anëtarëve të tjerë që do të përfaqësojnë këtë parti në komisionin më të rëndësishëm kuvendor. Deputetët me profesion juristë pritet të zënë vend në këtë komision. Socialistët gjithashtu do të përcaktojnë së shpejti emrin e kryetarit të Komisionit të Integrimit, si dhe emrat e pesë anëtarëve të tjerë që do të marrin pjesë në këtë komision, kryesisht deputetë që kanë mbaruar studimet për Shkenca Politike e Diplomaci. Në këtë kuadër, PS-ja do të përcaktojë emrin e nënkryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe emrat e tre anëtarëve që do të përfaqësojnë këtë parti në këtë komision të rëndësishëm parlamentar. Edhe përfaqësimi në këtë komision kërkon deputetë që të jenë marrë me diplomaci. Së shpejti socialistët do të dërgojnë në Kuvend listën me emrat e 9 anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë bashkë me emrin e nënkryetarit, që i përket opozitës. Këta deputetë duhet që të kenë mbaruar studimet për Ekonomi, Financë. Opozitës gjithashtu i takon posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare si dhe të përcaktojë emrat e 7 anëtarëve që do të përfaqësojnë PS-në në këtë komision. PS-ja do të marrë drejtimin e Komisionit të Shëndetit dhe atij të Medias. Pritet që të marrë drejtimin edhe të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Bujqësisë.
Kandidatët
Një ndër komisionet më të rëndësishme parlamentare është ai për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Postin e kryetarit të këtij komisioni e mban ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali. Një tjetër komision i rëndësishëm parlamentar është ai për Integrimin Europian, i cili, gjatë legjislaturës së kaluar është drejtuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Kryesimi i këtij komisioni do t’i kalojë PS-së dhe mendohet se kandidatë për këtë post janë: ish-ministra e Jashtme Arta Dade, ose ish-Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi. Erion Braçe pritet të përcaktohet nënkryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ndërsa në Komisionin e Medias pritet të përcaktohet ndonjë deputet që vjen nga fusha e medias, përveç Braçes. Një komision i rëndësishëm është dhe ai i Sigurisë Kombëtare, ku në postin e nënkryetarit pritet të aktivizohet Gramoz Ruçi ose Ilir Gjoni. Megjithatë, pritet që lista me emrat e deputetëve dhe shpërndarjen e tyre në komisione të dërgohet në sekretarinë e Kuvendit në momentin kur palët të arrijnë kompromisin përsa i përket hetimit të zgjedhjeve.
Komisionet e përhershme parlamentare
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut drejtohet nga Partia Demokratike
Komisioni për Integrimin Europian drejtohet nga Partia Socialiste
Komisioni për Politikën e Jashtme drejtohet nga Partia Demokratike
Komisioni për Ekonominë dhe Financat drejtohet nga Partia Demokratike
Komisioni për Sigurinë Kombëtare drejtohet nga Partia Demokratike
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisit drejtohet nga Partia Demokratike, por mund t’i jepet Partisë Socialiste
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë drejtohet nga Partia Socialiste
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik drejtohet nga Partia Socialiste
27 Shkurt 2010