Si do të ndahet fondi 600 milionë lekë për ish-pronarët
23/02/2009 Partiot Çobaj: Janë 1450 dosje që presin zgjidhje në Tiranë
Janë plot 1 450 dosje që presin zgjidhje në zyrën rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qarkun e Tiranës. Ndërsa fondi i kompensimit financiar për 2009-n është 600 milionë lekë. Kreu i zyrës rajonale, Patriot Çobaj, shprehet për gazetën “Metropol” se ky fond do të ndahet pasi të jetë hapur gara për aplikantët. Për këtë pritet që të dalë vendimi i radhës i Këshillit të Ministrave, që do të përcaktojë kriteret kryesore. Gjithsesi, sipas Çobajt, në listën e kandidatëve janë të gjithë ata persona që nuk përfituan nga fondi i 2008-s.
Fondi
Prej kompensimit financiar të një viti më parë, në Tiranë rreth 100 dosje rezultuan të paplotësuara. Zyra rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave u ka dorëzuar të gjithë këtyre personave me shkresa zyrtare dokumentacionin që duhet të plotësojnë. “Duhet theksuar se vetëm gjatë 2 muajve të fundvitit nëntor-dhjetor u hapën 500 dosje të reja. Javën e fundit të muajit dhjetor u hapën rreth 80% e tyre. Kjo procedurë përfshin dhe ato raste të nisura me rrugë postare. Një ritëm i tillë dhe shkallë organizimi e punës sonë ka vazhduar gjatë gjithë kësaj periudhe të fillimvitit për pritjen e subjekteve për riaktivizimin e dosjeve të vjetra si dhe plotësimin e dosjeve të reja të hapura në muajin dhjetor 2008. Aktualisht jemi duke punuar për sistemimin e tyre me dokumentacion dhe trajtimin në grupe pune”, - thotë Çobaj. Sipas të dhënave statistikore që kemi si zyrë rajonale, janë rreth 500 dosje që mbarten nga periudha 1994 - 2007 dhe 950 të tjera që i përkasin vitit 2008. “Në total janë për t’u trajtuar rreth 1450 dosje, nga të cilat 1200 dosje ose mbi 80% të tyre janë futur në proces trajtimi. Pjesa tjetër e tyre do të futet menjëherë në procesin e trajtimit me plotësimin e kuadrit specialist që aktualisht është i paplotësuar”, - thotë Çobaj. Krahas këtyre, janë trajtuar kërkesat dhe ankesat e subjekteve të shpronësuara për aktivizimin dhe futjen në proces trajtimi të dosjeve të quajtura të vjetra, apo atyre të hapura gjatë viteve të mëparshme. Qëllimi i kësaj procedure të ndjekur ka qenë ajo e trajtimit të barabartë të kërkesave të qytetarëve duke nxitur sigurimin në kohë të informacionit të kërkuar, pa bërë dallime.
Saktësimet
Sa i përket kompensimit monetar për vitin 2008, vetëm gjatë javës së fundit të muajit dhjetor u trajtuan dhe u vlerësuan nga ana ligjore kërkesat e 198 subjekteve. Më pas ato u përcollën pranë AKKP-së. “Kjo na krijon mundësinë për trajtimin në kohë dhe në afat të kompensimit të radhës për vitin 2009, duke u dhënë mundësinë edhe atyre subjekteve që nuk janë kualifikuar për mangësi në plotësimin e dokumentacionit apo për të bërë saktësimet e duhura për vendimet që kanë aplikuar”, - thotë Çobaj. Po trajtohet gjithashtu problemi i pjesëmarrjes së subjekteve të shpronësuara në procesin e privatizimit për objektet që janë në proces privatizimi dhe me të drejtën e parablerjes së tyre, me synim uljen e faturës financiare që ngarkon buxhetin e shtetit.
Synimet
Disa nga synimet në funksion të mbarëvajtjes dhe zgjidhjes së problemit të pronave për qarkun e Tiranës janë ato për zbatimin me korrektësi të procedurave ligjore për njohjen e pronës së pretenduar, hetimin e plotë administrativo-ligjore të dokumentacionit të pronësisë, për t’i dhënë mundësinë e njohjes së pronës, kthimit apo kompensimit të saj realisht ish-pronarëve. Gjithashtu po synohet aktivizimi i dosjeve të hapura në vitet e mëparshme (1994-2008), të cilat kanë qëndruar pa u trajtuar, si dhe formatimi dhe organizimi i punës në zyrën rajonale për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Një tjetër synim është ai për bashkërendimin e punës me institucionet e treta shtetërore, si dhe vlerësimin e kërkesave të subjekteve për kompensimin monetar dhe atë fizik.
Tabelë
Janë 1 450 dosje në zyrën rajonale të Tiranës
600 milionë lekë fondi i kompensimit financiar për 2009-n
500 milionë lekë fondi i kompensimit për 2008-n
500 dosje mbarten nga periudha 1994 - 2007
950 dosje i përkasin vitit 2008
1 200 dosje janë futur në proces trajtimi