Si duhet kuptuar shpulla e Braces Zaim Elezi
Diten per diell, mu ne mes te kryeqytetit shqiptar, nje emigrant krejt i panjohur i kercet nje shpulle pas qafe deputetit prej vitesh te PS Erion Brace. Prononcim i thate i medias, as edhe nje reagim tjeter, pervec Braces i cili nxitoi te na mbushe mendjen se na paskesh nje qafe te forte e te trashe e cila kishte bere qe vetem syzet e diellit te Gushtit t`i binin perdhe. Ne aspektin njerezor edhe nje fjale e keqe eshte e rende edhe per nje te zakonshem e jo me per nje deputet prej tre kater legjislaturash qe perfaqeson popullin. Por une deshiroj t`a shoh ne nje kendveshtrim tjeter dacken qe hengri pas qafe Brace.
Shuplaka per sharmin si figure publike
Se pari Brace zor t`a kete ngrene shpullen si nje qytetar i thjeshte, pasi eshte nga ato figura i cili na ka detyruar te nderrojme stacion sa here qe eshte para kamerave (apo nuk del ca si shpesh ne TV, nje dite po e nje dite po), ndaj falmeni qe nuk e pranoj dot argumentin se Brace eshte i panjohur, bile dhe nderkombetarisht. Per hir te se vertetes Brace eshte i pranishem cdo dite ne vatrat tona me prononcimet e tij te percjella me inat te madh dhe me sigurine e atij qe te ben gjemen. Mendoj se menyra qe vete Brace ka zgjedhur te bej publike shqetesimet e tij dhe te partise qe perfaqeson, eshte jo fort e dashur per degjuesin e teleshikuesin dhe te krijon vetiu nje deshire per te mos e degjuar. Sikur edhe te vertetat e medha t`i vesh ne gojen e Braces, priresh per te mos i besuar dhe te josh t`a shperblesh me nje... Ne fund te arsyetimit te kesaj pike duhet thene se me gjithe deshiren e mire, Brace nuk e ka sharmin e nevojshem per detyren e ngarkuar, "nuk ka b... per ato tirq" i thone andej nga anet tona.
Emigranti, qe i lumte dora, sigurisht qe nuk mund te duronte tangerllekun e nje vogelushi, nje shtatshkurtri si Brace. Normalisht qe Brace ka luajtur me ate cka pas, me imunitetin e deputetit, por ka bere nje gabim te vogel duke harruar se nuk eshte ne parlament e ne vemendjen e kolegeve te tij socialist. Ketu Brace rreshqiti pa e hengri dacken. Pra parlamenti pervec te mirave i ka sjelle edhe ndonje te keqe tek tuk, si kjo kur mund te shperblehesh ne emer te te gjithave me ndonje shpulle te forte qe si i thone fjales:"te te duket prifti gomar". Pra emigranti sigurisht eshte ndjere keq kur nje pellembe Brace kushedi c`te share i ka keputur emigrantit dhe ky i fundit pa nje pa dy pas qafe dacken. Shpresojme t`i kete mbushur mendjen Braces
Shuplaka si deputet
Le te guxojme dhe te sjellim ndermend aktivitetin si deputet te Braces. Ne te gjithe kohen qe i nderuari ka perfaqesuar popullin e nje zone te lashte me histori e me tradita te shquara qytetare si Berati, per as edhe nje moment ai nuk ka qene ne lartesine e popullit te cilit i ka marre voten. Ku populli e ku Brace! Kane ngelur ne memorien e gjithsecilit sherret prej kalamani te Braces, ngrefosjet e tij edhe perpara divave duke na bere te gajasemi pasi kane qene peshash krejt te ndryshme dhe askund te peraferta e jo me te te njejtes peshe. Megjithate Brace gjithmone ka guxuar duke menduar se pas do e mbeshtesin te fortet e partise. Nuk solli kurre nje debat, arsyetim apo kendveshtrim qytetar por asgje solli gjithe keto legjislatura.
A nuk e meriton pra nje dacke te mire Brace?
Shuplaka ne emer te elektoratit
Elektorati i zones qe perfaqeson Brace nuk besoj te kete votuar ate por partine e tij. Ne legjislaturen e pare une kam prirjen t`a besoj se eshte votuar Brace por ne te tjerat kurre. Populli ka sy e veshe. Vertet qe keto vite te tranzicionit te gjate populli ka pasur halle te medha pasi regjimi qe kaloi fshiu me prona e gjithcka te ndertuar ai prej vitesh, per 50 vjet me radhe varrosi cka kishte te mire ne tradite e ne shekuj populli yne durim madh. Duke pasur besim ne inteligjencen e zgjuarsine natyrale te tij hedh dyshimin, per te mos thene jam i bindur se ka votuar partine dhe jo Bracen populli i Beratit ne te gjitha vitet ne vazhdim. Ai pa dhe preku zhvillimin e Braces si deputet dhe me kohe ishte i deshires per nje dacke pas qafe ne shperblim te punes se Braces. Prirem se djaloshi qe e dha kete shpulle permbushi nje mision te votuesve te Braces, kreu nje detyre edhe ne emer te tyre.
Shuplaka ne emer te emigranteve
Vitet e pas '90-es per shqiptaret jane vitet e permasave te papara te emigracionit, vitet e ikjeve te medha nga thatesira 50 vjecare komuniste, ikja nga asgjeja ne kerkim te jetes, shenjave te saj te munguara me ligj e me kushtetute. Pjese e ikjeve u bene te gjithe. Ikja nuk pati moshe e ngjyre. Kam pershtypjen se me shume komunistet kane ikur, ata me shume e lane vendin se sa te tjeret. E kjo mase e madhe shpresoi shume se Brace e kompani do benin dicka per vendin e shqiponjave, per "fanarin ndricues", do kuptonin gjemen e te pareve te tyre dhe ne emer te se mires e te drejtes do benin perpjekje te ngrihej dhe Shqiperia. Ajo cka i ofroi Brace me shoke per 20 vjet me radhe kesaj shtrese, te perveluar per njerezit e te afermit e tyre, te ndare per se gjalli sic bene baballaret e tyre, ishte deshperuese, e dhimbshme, sfilitese. Karvani i misionareve te partise se Braces rendi gjithe keto vite dyerve te Evropes per te nxire e fshire gjithcka, i kaloi caqet e durimit. Vetem se nuk kishin vize te vinin ne Shqiperi, pa te gjithe do kishin ardhur per t`a ngordhur ne dru jo vetem Bracen por edhe shume syresh. Bracet po iu a fshijne perdite shpresen qe edhe vendi i tyre te behet si te tjeret. Te gjithe do te donin t`ja jepnin nje shuplake te mire Braces, jam i sigurt, shuplake emigranti te mbushur me duf e humbje durimi, ne emer te humbjes se shpreses.
Shuplaka si perfaqesues i opozites
Te shkojme pak me tej. Pse te mos e shohim shpullen ndaj Braces si nje dacke per politiken nihiliste e jo produktive te opozites? Ne ritmike per vite te tera opozita e majte po pengon ecjen e Shqiperise, tallet e qesendis shpresat e votuesve te saj duke u bere nje pengese reale. A nuk eshte kjo opozite ajo qe sajoi krizen, uleriu se vendi eshte ne krize, Shqiperia nuk ka qeveri legjitime e brockulla pa fund, pa ia bere syri terr se po demton imazhin e Shqiperise duke e perjashtuar ate nga Liberalizimi i vizave, Integrimi Evropian e te tjera kushte dhe detyrime qe me veshtiresi te medha po i plotesojme per te qene pjese e Evropes se zhvilluar? Diten per diell, si dacka e Braces kjo opozite per faqen e zeze te saj u ngrit mu ne sallen e Parlamentit Evropian duke nxire gjithcka si ne fjalen e vjeter: "per inat te sime vjehrre, do shkoj te fle me mullixhiun"! Kjo opozite e kasta e politikaneve te majte e mendon jo vetem votuesin e saj, por te gjithe popullin shqiptare budalla e qe nuk kupton nga Bota. Normalisht qe populli do reagoje, nje dite do i soset durimi dhe do bej nje paralajmerim duke ia kercitur nje dacke Braces per te marre vesh te tjeret se boll me, ka kufi cdo gje. Ky veprim mendoj ka qene veprimi me i urte i popullit shprehur ne doren e emigrantit, pasi zemerimi ka dhe rraqe te tjera......