Si e vëzhgonte Shqipërinë nga Adriatiku Erl Uaren
Autori i Lajmit: Androkli DraloAdriatik, 29 gusht 1962 – Për dy ditë jahti i marrë me qira “Lisboa” kishte lundruar mes ishujve të gjelbër të bregdetit dalmato-jugosllav, madje ndonjëherë arrinte aq afër sa që kështjellat e librave të përrallave përgjatë bregut dalloheshin qartazi deri në detajet më të vogla. Por sot, anija duke iu drejtuar jugut drejt Greqisë, mori drejtimin larg bregdetit. Neve po na jepej mundësia të lundronim në Shqipërinë e ndaluar. Kapiteni i “Lisboa”-s, duke ditur se ne kishim në kuvertë kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, nuk donte të hynte brenda tre miljeve, të cilat ndajnë Shqipërinë Komuniste nga ujërat e lira territoriale. Në fillim mëngjesi ishte me mjegull. Më pas retë u larguan dhe shikueshmëria u rrit, ndërsa anija, pasi preu shkurt pas ishullit të Sazanit, u duk sikur iu afrua shumë afër vargut të shkretuar dhe të veçuar malor që formonte bregdetin shqiptar. Malet ishin të zhveshura, të ashpra dhe të veçuara, ndoshta si vetë lloji i komunizmit që kishte ky vend, një komunizëm, i cili ishte prishur me atë të Jugosllavisë fqinje dhe atë të Bashkimit Sovjetik, një lloj komunizmi, i cili tani është rreshtuar vetëm me Kinën e Kuqe, që shtrihet 6 mijë milje larg saj. Ashtu si kinezët, komunistët shqiptarë besojnë se lufta me botën kapitaliste është e pashmangshme, edhe pse ajo çka kapitalistët dëshirojnë nga lufta me vendin e tyre të zhveshur dhe izoluar duhet parë.
Bazat sovjetike janë larguar
Unë dyshoj nëse shumë shqiptarë jashtë ndikimit të Sekretarit të Parë të PPSH-së, Enver Hoxha, dhe udhëheqjes së partisë e mendojnë me të vërtetë këtë. Por sidoqoftë, Shqipëria tani është aq e acaruar me sovjetikët sa Hrushovi e tërhoqi bazën e tij të nëndetëseve nga ishulli i Sazanit dhe të njëjtën gjë bëri dhe me këshilltarët, ekspertët, teknikët dhe ndihmën ruse për aleatin e saj. Baza sovjetike e nëndetëseve ishte një nga pikat më të lakmuara ushtarake në të gjithë shtrirjen e Mesdheut dhe Adriatikut dhe mua më kujtohet admirali Braun kur ishte komandant i Flotës së 6, i cili më tha se hidrolokatori i tij kapte shpesh nëndetëse sovjetike që ndiqnin flotën. Por jo tani, nëndetëset ruse janë kthyer në Baltik, duke treguar ose çarjen e madhe të shteteve komuniste, ose mungesën e interesit të Hrushovit për të vëzhguar flotën e 6, ose të dyja bashkë. Habitesh teksa vështron vargmalet e Shqipërisë me dylbi dhe mendon se sa njerëz mund të jetojnë atje. Më pas gradualisht ne morëm një shteg malor që u vinte përqark tyre. Pas kësaj na u shfaq një shtëpi. Dhe jo më larg se një gjiri të dalë bëmë disa zigzage si në trenat e Diznejlandit, derisa arritëm një fshat bregdetar. Po, kishte njerëz në Shqipëri. Si ekzistonin dhe sesi arrinin të jetonin në ato shkëmbej ishte e vështirë për tu kuptuar. Ndoshta, sepse varfëria shkon dorë për dore me komunizmin, kjo shpjegon strukturën e ashpër të politikës shqiptare.
Një vizitë në Ulqin
Faktikisht, kryetari i Gjykatës së Lartë dhe tre herë guvernatori i Kalifornisë, Uaren, dhe unë e kishim krijuar më herët një ide për natyrën e popullit shqiptar. Shefi i gjykatës, mbase sepse nuk donte që unë të bëja një udhëtim të gjatë në malet e Malit të Zi i vetëm për të parë fshatrat që ishin ndërtuar nga të krishterët pas Luftës së Parë Botërore dhe gjithashtu, sepse ne po shkonim në një nga vendet më pak të vizituara dhe tërheqëse në botë, e drejtoi jahtin në qytetin e lashtë të Ulqinit ku takohen kufijtë e Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë. As Titoja nuk ka qenë asnjëherë aty. Ne nuk shkuam dot me të vërtetë në Shqipëri. Kur unë kisha qenë atje dhe kufiri kalohej lehtë, por sot nuk ishte kështu. Sidoqoftë, ne i erdhëm përqark kufirit deri në qytetin e Gjakovës, i cili edhe pse teknikisht është qytet jugosllav, ai banohet 90 për qind nga shqiptarë. Kryetari i Gjykatës, i cili është një nga udhëtarët më të mirë në botë, na çoi atje pasdite, në fund të ditës së pazarit. Tregu ishte i mbushur dhe tregtarët e lirë bënin ofertat e tyre po të lira në një vend me sa duket komunist. Gratë e kërrusura shqiptare pa perçet e tyre, dikur thelbësore për feminitetin mysliman, ishin ulur në bisht anës rrugës dhe shisnin shami të qëndisura, peceta, këmisha dhe mbulesa tavolinash. Ngjyrat e tyre ta bënin me sy në pritje që të bliheshin. Burrat e tyre, të veshur me rroba të leshta të bardha, fustanella tradicionale shqiptare, shisnin kunguj të stërmëdhenj të verdhë, shalqinj gjigantë, rrush, fiq, grurë, domate të shëndetshme dhe tranguj, me zellin e nikoqireve të Sakramentos. Asnjë nga tregtarët myslimanë nuk ia kishte idenë, ndërsa bënin pazar me klientët për identitetin e një të huaji të famshëm, Por miqësia e tyre iu kthye mbrapsht. Unë jam shumë i sigurt se Uareni ishte po aq i sigurt sa do të ishte dhe në Sakramento.
Kush ishte
Më 30 shtator, presidenti Duajt Ajzenauer zgjodhi si kryetar të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, guvernatorin e Kalifornisë Erl Uaren. Presidenti amerikan tha se ai zgjodhi pikërisht guvernatorin Uaren, sepse ai ishte një republikan me pikëpamje të moderuara dhe një politikan me integritet. Pas emërimit, guvernatori Uaren shpjegoi filozofinë e tij politike: ”Gjithmonë më shkon në mendje ajo që ka thënë Abraham Linkoln: Unë eci ngadalë, por asnjëherë nuk eci mbrapsht. Edhe unë në këtë pozitë dua të jem gjithë jetën. Dua të eci para, dhe sado me ritëm të ngadaltë, është e rëndësishme që çdo ditë të hedhim një hap pozitiv”. Ërl Uaren u miratua si kryetar i Gjykatës së Lartë nga Senati i Shteteve të Bashkuara. Ai qëndroi në këtë pozitë deri sa doli në pension në vitin 1963. Gjatë 16 vjetëve në detyrë, ai dha disa vendime të rëndësishme kundër dallimit racial dhe censurës, si dhe përkrahu mbrojtjen kushtetuese për të dyshuarit në krime. Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Erl Uaren, vdiq më 1974 në moshën 83-vjeçare.
Ky lajm është publikuar: 22/12/2009