Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar Televizionin Publik?

>Ajo kërkon të ndjekësh hap pas hapi një zbulim të madh shkencor, të pasqyrosh përpjekjet krijuese të një artisti, shkencëtari, së bashku me dyshimet, gabimet, hezitimet dhe arritjet e tij, duke krijuar idenë se shpeshherë idealja arrin ta ndryshojë realen! Në edicionet tona informative, të pasqyrojmë Atë çfarë njerëzit kanë më të mirë, anën më ë mirë të qenieve njerëzore, gjërat që ndryshojnë për mirë, dhe jo të preferojmë rehatinë pesimiste të "lajmeve të këqija"...
Shpesh diskutojmë, debatojmë, përpiqemi të kontribuojmë, ndonjëherë me të drejtë edhe kritikojmë, mjetin e vetëm që i jep tonin shoqërisë, atë instrument të fuqishëm integrimi që kontribuon për të formuar gjuhën, mënyrën e të menduarit, strukturën e gjykimit, mënyrën e të përfytyruarit të jetës. Të gjithë shqiptarët sot, kanë në shtëpitë e tyre nga një televizor, një pjesë e tyre kanë edhe dy. Por, çfarë mund të bëjmë ne që ky mjet ta kryejë më së miri funksionin e tij? Unë them të përpiqemi me të gjitha mjetet dhe mënyrat që t'i trajtojmë shqiptarët si qytetarë, dhe jo si konsumatorë të thjeshtë pamjesh. Kjo kërkon mjaft punë dhe përpjekje nga ana jonë, pasi niveli I teleshikuesve është rritur, ata janë të përgatitur dhe të zgjuar dhe presin një program të pasur, edhe pse edhe në këtë fushë, duhet të kalojë edhe pak kohë, në mënyrë që zakone të reja të krijohen në "konsumimin" e televizionit. Të krijosh një Televizion Publik cilësor dhe popullor, do të thotë tua japësh fjalën atyre që janë gati të luftojnë realisht për idetë, atyre që dinë të komunikojnë pasionin, entuziazmin dhe shpirtin e tyre krijues. Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë. Ajo kërkon të ndjekësh hap pas hapi një zbulim të madh shkencor, të pasqyrosh përpjekjet krijuese të një artisti, shkencëtari, së bashku me dyshimet, gabimet, hezitimet dhe arritjet e tij, duke krijuar idenë se shpeshherë idealja arrin ta ndryshojë realen! Në edicionet tona informative, të pasqyrojmë atë çfarë njerëzit kanë më të mirë, anën më të mirë të qenieve njerëzore, gjërat që ndryshojnë për mirë, dhe jo të preferojmë rehatinë pesimiste të "lajmeve të këqija". Në këtë përpjekje të përbashkët, ashtu si në një angazhim politik, të gjithë do të humbasim diçka! Le të përpiqemi sa më shpejt të krijojmë një klimë dialogu shoqëror, të hapur edhe për tendencat më të ndryshme e të shumëllojshme të shoqërisë në të gjitha planet: në planin filozofik, politik etj. Funksionimi i mirë I sektorit publik të informimit, ka lidhje të ngushtë me funksionimin e mirë të demokracisë. Shteti duhet urgjentisht, me mjetet e tij, të kontribuojë në pasurimin dhe shtimin në Televizionin Publik, të programeve edukativë, kulturorë, argëtues, sportivë, sepse pasuria sjell diversitet. Të gjithë ne, duhet të vëmë në dispozicion të gjitha mundësitë tona, për t'I dhënë audiovizualit publik, mjete më cilësore, sepse televizioni dhe radio kanë një influencë
të konsiderueshme në sjelljen e bashkëqytetarëve tanë, sidomos të rinjve. Publiciteti nuk duhet të zërë një vend të madh në median publike. Sa më shumë që publiciteti do të marrë pjesë në financimin e kanalit, aq më shumë do të ndoten valët televizive dhe truri ynë. Ne nuk mundet kurrsesi, ta konceptojmë televizionin publik si një institucion që synon të rrisë prodhimtarinë, me qëllim që të mbushë arkat. Por nuk duhet dhe nuk mundet të pranojmë gjithashtu, që shteti, i pafuqishëm, të rrijë e të bëjë sehir përballë kësaj "beteje" absurde. Një intelektual i shquar ka thënë: "Për miliona njerëz që nuk janë intelektualë (që megjithatë kanë mënyrën e tyre të pasurimit të kulturës), nuk ka tjetër hapje ndaj botës, përveç televizionit". Kjo tregon më së miri se përgjegjësia dhe detyra e Televizionit Publik është të shpikë format e tij, mënyrat e tij të paraqitjes, fushat e tij estetike dhe artistike. Këto forma dhe mënyra të paraqitjes së programeve, të cilat i korrespondojnë një televizioni cilësor, nuk duhet të jenë as elitare, as didaktike, pasi televizioni s'është tjetër veç "aftësia për të ngjallur kureshtjen mbi të gjithë njerëzit, mbi veprimtaritë e tyre, mbi historinë, krijimin. Kjo aftësi, edhe sot vazhdon të mos jetë e eksploruar. Garancia dhe forcimi i pluralizmit të informimit dhe krijimtarisë, është misioni themelor i Televizionit Publik. Ne kemi për detyrë të promovojmë një diversitet artistësh, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe botës, një diversitet rrymash artistike dhe talentesh të rinj. Ky pluralizëm duhet të zërë vend gjithashtu edhe në programimin e krijimtarisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai duhet të pasqyrohet në zgjedhjen e autorëverealizues, në zgjedhjen e artistëve-interpretues. Pra, thelbësorja është që Televizioni i së Ardhmes, të përmbajë cilësi dhe pluralizëm. Fakti që të gjithë profesionistët, intelektualët, dhe qytetarët e vërtetë, diskutojnë shpesh për Televizionin Publik tregon se kjo pikë na dhemb, tregon se kemi gjëra për të ndrequr, tregon se kemi vullnetin e mirë për t'i ndrequr, pasi përndryshe do të tregoheshim indiferentë. Dhe mënyra për të rregulluar e përsosur diçka që dhemb, nuk do të ishte as braktisja, as denigrimi, por përpjekja e përbashkët dhe vënia në dispozicion e të gjitha mjeteve për ta ndihmuar. Pyetja, që me shumë sinqeritet do t'ua drejtoja sot të gjithë atyre që duhet dhe munden të bëjnë diçka, do të ishte kjo: "Çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar Televizionin Publik? Tashmë të gjithë e dimë se ka ardhur koha për një shërbim cilësor audiovisual dhe shteti duhet të na ndihmojë për ta kapur këtë shans! Le të përcaktojmë së bashku, objektiva të qarta dhe misione të përcaktuar e të përpiqemi t'i respektojmë me rigorozitet në mënyrë që televizioni i nesërm të jetë një Televizion që edukon dhe zgjon! Në këtë proces të vështirë e kompleks, le t'ua krijojmë mundësitë grave dhe burrave të ndërgjegjshëm e të vendosur, të ndryshojnë rregullat e lojës!
Last Updated on Friday, 23 January 2009 13:24