Kozmetikë kontrabandë, bllokohen 500 koli në kryeqytet
16/01/2009 Dy në pranga, tre ndiqen në gjendje të lirë, kapen 5000 etiketa false, mallrat vinin nga Kina
TIRANË- “Parfumi pa aromë”, operacioni i djeshëm i orëve të fundit duket se la pa aromë me të vërtetë me qindra koli mallrash që vërshonin kontrabandë. Antikrimi Ekonomik duket se s’ka të ndalur në përpjekjet për t’i dhënë fund kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomike, pasi dje në orët e vona të darkës përfundoi një operacion, nga i cili u bllokuan 500 koli me mallra të ndryshme që konsistonin kryesisht në pasqyra, xhel flokësh, krem fytyre dhe flokësh, shampo, letra duarsh, etj, teksa në pranga kanë rënë Fuat Laraku dhe Jetmir Muça, teksa janë sekuestruar rreth 500 koli me mallra të markave “Davidoff”, etj, pasqyra “Xhilet” dhe “Nivea”. Ndërkaq, forcat e policisë teksa ushtronin kontrollin në banesën e ndodhur në rrugën “5 Maji” bllokuan edhe 5000 etiketa të falsifikuara. Teksa ndër mallrat e tjerë përmenden parfume angleze, letra duarsh, pasqyra, të kuq buzësh, rimel, hije sysh, tone sysh, etj. Të gjitha këto mallra ishin kineze. Policia po ndjek në gjendje të lirë Valentina Larakun, Arjan Sherifin dhe Adrian Lugën. Jetmir Muça u kap me një makinë tip “Mitsubishi” tek shtëpia e Fuat Larakut, teksa e kishte mbushur plot mjetin me mallra kozmetike dhe ishte duke u arratisur. Antikrimi Ekonomik po kryen hetimet për të gjetur linjën e plotë të këtij rrjeti që i sillte mallrat kontrabandë nga Kina për t’i shitur më pas në Tiranë me çmim më të lirë.