Turqia dhe Lindja e Mesme Diplomacia e re e “Urës së Bosforit”
Autori i Lajmit: The Economist
Kanë kaluar 1000 vjet që kur turqit erdhën në Lindjen e Mesme, duke emigruar nga Azia Qendrore në Anadoll. Për gjysmën e këtij mijëvjeçari ata kanë sunduar pothuajse shumicën e rajonit. Por kur Perandoria Osmane u shpërbë dhe u krijua Republika e Turqisë në vitin 1923, ata të gjithë u tërhoqën nga sundimet e mëparshme, duke iu kthyer Evropës dhe përqafuan fort Amerikën në Luftën e saj të Ftohtë me Bashkimin Sovjetik. Turqit tani janë kthyer sërish në Lindjen e Mesme, me pamjen dashamirëse të tregtarëve dhe diplomatëve. Lëvizja është e natyrshme, duke marrë parasysh afërsinë, forcën e ekonomisë turke, ringjalljen e ndjenjës islamike pas dekadave kundërlaicizëm në vend, dhe shqetësimi për ngadalësinë e negociatave për t’iu bashkangjitur Bashkimit Evropian. Për më tepër, ofensiva e Turqisë në Lindjen e Mesme ka përqafuar shkallën e një pushtimi të vrullshëm, megjithëse është paqësore. Në shatë vitet e shkuara, vlera e eksporteve turke drejt Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore pothuajse është shtatëfishuar (31 miliardë dollarë në vitin 2008). Nga makinat deri tek takëmet, nga fiqtë e thatë tek serialet televizivë, prodhimet turke, të panjohura një dekadë më parë, tani janë të kudogjenduara në tregjet e Algjerit dhe Teheranit. Tashmë një urë e dërgimit të energjisë nga Lindja drejt Perëndimit, Turqia pritet të bëhet një pikë strategjike, ndërsa shumë tubacione nafte përshkojnë sipërfaqen e saj. Më i rëndësishmi ndër ta është “Nabuko”, një skemë 7.9 miliardë euroshe (11.7 miliardë $) e propozuar për të transportuar gaz përmes Turqisë nga Azerbajxhani dhe mundësisht Turkmenistani, Irani, Iraku dhe Egjipti. Një firmë e vetme turke ndërtimi, “TAV”, sapo ka përfunduar një terminal aeroporti drejt Kajros, kryeqytetit egjiptian, dhe po ndërton të tjerë në Libi, Katar, Tunizi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Turqit kanë përmbyllur qindra kontrata në infrastrukturë në Irak dhe Kurdistan dhe kanë investuar në ndërtimin e qendrave tregtare, hotele, madje dhe shkolla. Këto arritje janë pjesërisht për shkak të ndjekjes së vrullshme të privilegjeve tregtare si marrëveshjet e tregtisë së lirë me Egjiptin, Izraelin, Marokun dhe Tunizinë. Ajo po kërkon gjithashtu një marrëveshje të ngjashme me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, i cili përfshin Arabinë Saudite. Më herët, këtë muaj, delegacione ministrash turq udhëtuan në Bagdad dhe Damask për të firmosur një paketë me 48 marrëveshje bashkëpunimi me Irakun dhe 40 me Sirinë. Duke mbuluar gjithçka nga turizmi deri tek kundërterrorizmi dhe stërvitjet e përbashkta ushtarake, marrëveshjet mund t’u jepnin fund dekadave tension mes Turqisë dhe ish-provincave të saj osmane. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, sapo ka pasur një pritje të ngrohtë në kryeqytetin iranian, Teheran, një reflektim i politikës së vërtetë që ka mbajtur të hapura lidhjet pavarësisht izolimit ndërkombëtar të republikave islamike. Turqia nuk kërkon viza për iranianët dhe zoti Erdogan, i cili ka nënvizuar të drejtën e Iranit për të qenë fuqi bërthamore për qëllime civile, la të nënkuptohej nga toni që përdori se përgëzoi presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, pas fitores së zgjedhjeve të diskutueshme të muajit qershor. Turqia vetëm së fundmi ka ndryshuar kursin e politikës së jashtme dhe me një tjetër shtet lindor, Armeninë. Nëse parlamentet e të dyja vendeve do ta nënshkruajnë paktin e firmosur disa javë më parë, lidhjet diplomatike mund të zhbllokohen pas ngrirjes 16-vjeçare. Ky pragmatizëm kokëfortë diplomatik është ndjekur me fanatizëm nga ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu, një profesor energjik i marrëdhënieve të jashtme, i cili e ka këshilluar për një kohë të gjatë Erdoganin përpara se të emërohej ministër në muajin maj. Zoti Davutoglu, i cili në një libër e përshkruan Lindjen e Mesme si “pikë strategjike të Turqisë” ka bërë thirrje për një politikë të “zero problemeve me fqinjët”. Duke reflektuar qetësi, islamizmi modern i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e njohur me inicialet turke, “AK”, e cila e ka qeverisur vendin që prej vitit 2002, kërkon të përdorë fuqinë e butë të tregtisë, që së bashku me lidhjet historike kërkon të projektojë stabilitet përtej kufirit turk. Kjo shënon një ndryshim të dukshëm në botëkuptim. Në të shkuarën, Turqia prirej ta shihte veten si një mburojë lindore të aleancës së NATO-s, ndërsa fqnijët e saj të Lindjes së Mesme shiheshin si kërcënime që duhet të frenoheshin. Sado të jenë fuqitë bindëse të zotit Davutoglu, ky riorientim nuk do të kishte ndodhur pa ndryshime dramatike në Turqi. Reformat e marra pjesërisht për të përmbushur kërkesat e anëtarësmit në BE e kanë transferuar pushtetin nga gjeneralët e fiksuar pas kërcënimit tek institucionet civile dhe tek një elitë myslimane më e vetëdijshme e rrënjosur më shumë në Andadoll sesa në Stamboll, kryeqytetin më tregtar dhe intelektual me pamje perëndimore të Turqisë. Partia “AK” ka kthyer mbrapsht dekada politike zyrtare, duke u përpjekur që të përmbushë kërkesat e minoritetit të madh kurd në Turqi (rreth 14 milionë në popullsinë 72 milionëshe të Turqisë. Garantimi i më shumë të drejtave kulturore, politike dhe pranimi i diskriminimit në të shkuarën, kanë zbutur inatet jo vetëm mes kurdëve turq, por edhe mes kurdëve në Irak, Iran dhe Siri. Por ende një arsye për suksesin e kësaj qasjeje të dashur dhe të butë të Turqisë është se ajo zhvillohet në kontekstin e një vakuumi të fuqishëm rajonal. Të tilla pesha të rënda arabe si Egjipti apo Iraku nuk zotërojnë më kaq shumë pushtet. Ndikimi amerikan është zhytur gjithashtu në telashet e Irakut. Në të vërtetë, depërtimi më i madh i Turqisë në opinionin publik arab erdhi në vitin 2003, kur Parlamenti i saj refuzoi një kërkesë amerikane për të hapur territorin e vet si një front të dytë të pushtimit të Irakut. Turqia lejoi një bazë ajrore që furnizonte luftën, por i shpëtoi turpit që përfshiu aleatet arabe të Amerikës, të cilat përkundër dëshirës së tyre mbështetën përmbysjen e Sadam Hyseinit. Turqia është mirëpritur sërish, sepse shumë arabë e shikojnë atë si një kundërpeshë të moderuar ndaj Iranit dhe si një dritare për Perëndimin. Partitë e shiitëve irakianë, për shembull, janë ende të kujdesshme për ndërhyrjen iraniane në Irak, edhe pse partitë kryesore shiite irakiane kanë marrëdhënie të ngushta me Iranin. Kurdët e Iranit, pavarësisht tensioneve të vjetra me Turqinë, kanë ngrohur gjithashtu marrëdhëniet e tyre. Qeveria shekullore e Sirisë, një aleate e shtirur e Iranit, në fakt ka shumë pak ngjashmëri kulturore me sunduesit e ashpër islamikë, krahasuar me zyrtarët praktikë dhe të kollarisur të partisë “AK”. Përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë, një marrëveshje që tani parashikon udhëtimin pa viza, sjell lehtësimin aq të nevojshëm të Sirisë, që është izoluar në prapambetjen diplomatike dhe ekonomike. Në fakt, aq shumë e gatshme ka qenë Siria për t’i ardhur vërdallë Turqisë, sa në vitin 2005 ajo hoqi dorë nga një pretendim i gjatë territorial për Hatain, provincën që iu dhurua Turqisë në vitin 1939 nga Franca, që atëherë ishte kolonizatorja e Sirisë. Zyrtarët turq, sidoqoftë, kanë qenë të kujdesshëm të shpjegojnë se interesat e tyra të rivendosura në lindjen myslimane nuk do të thotë që të ftohen me Perëndimin. Përkundrazi, ata e përshkruajnë Turqinë si një urë të nevojshme, një forcë rajonale për paqe dhe si model të një demokracie në përputhje me islamin. Aleatët e saj perëndimorë kyresisht e kanë dhënë mendimin e tyre dhe nuk e kanë kundërshtuar zhvendosjen e Turqisë drejt Lindjes. Por ende, një indiferentizëm dashamirës mund të ndryshojë nëse Turqia ka për qëllim që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, ose nëse Turqia shihet si një përpjekje e minuar për t’i bërë presion Iranit. Tashmë, rindërtimi i qetë i Turqisë ka pasur disa kosto, më të dukshme në marrëdhëniet me Izraelin. Marrëdhëniet e partneritetit strategjik lulëzuan në vitin 1990, përpara se partia “AK” të vinte në pushtet, kur paqja mes palestinezëve dhe izraelitëve dukej e mundur. Stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe shitjet e armëve të Izraelit e afruan shumë bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve, ndërsa tregtia dhe turizmi u zgjeruan me shpejtësi. Madje, Izraeli i ofroi dhe mbrojtje Turqisë nga lobimet e Kongresit Amerikan që kërkonte të ndëshkonte Turqinë për gjenocidin e debatueshëm të armenëve në territorin turk gjatë Luftës së Parë Botërore.
Fundi i një problemi?
Por lidhjet janë acaruar ndërsa opinioni publik turk, i cili tashmë kërkon më tepër, është bërë gjithnjë e më tepër armiqësor ndaj Izraelit. Zoti Erdogan, një politikan i fortë dhe me eksperiencë, u ndje i fyer vitin e shkuar kur Izraeli sulmoi Gazën vetëm disa ditë pasi ai kishte takuar Kryeministrin e atëhershëm izraelit, Ehud Olmert, i cili e siguroi atë se bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Sirisë, me ndërmjetësimin e Turqisë, do të rinisnin. Por gjakderdhja në Gaza ofendoi shumë turq, të cilët lavdëruan përzemërsisht zotin Erdogan kur ai braktisi një debat me Presidenitn izraelit, Shimon Perez, në Davos më herët këtë vit. Turqit u zemëruan sërish në shtator kur Izraeli i refuzoi lejen zotit Davutoglu për të shkuar në Gaza gjatë një vizite në Izrael. Më herët këtë muaj, Turqia, duke cituar dështimin e Izraelit për të dërguar një avion ushtarak, i anuloi menjëherë manovrat e përbashkëta ajrore. Izraeli nga ana e tij, depozitoi një protestë formale në televizionin shtetëror turk që u referohej një pjese të ushtarëve izraelitë si vrasës brutalë. Disa zyrtarë izraelitë thonë se ata vërejnë shenja antisemitizmi që e përjashtojnë Turqinë nga negocimi i mëtejshëm mes Sirisë dhe Izraelit. Zyrtarët turq u përgjigjën se ata nuk kanë për qëllim që të prishin marrëdhëniet me Izraelin dhe mendojnë se ata mund të jenë ende negociatorë të vlefshëm me shtetin hebre. Por ata mbeten të zemëruar. “Ne mund t’i kemi humbur levat me Izraelin”, - thotë një anëtar i PK. “Por unë do të preferoja më mirë që të isha në anën e historisë, e asaj që është e drejtë... të drejtësisë”. Këshilltarët e Erdoganit tregohen më të guximshëm kur e vendosin Turqinë si një faktor të rritjes së besimit dhe e shohin si lider rajonal. “Ne po i kushtëzojmë marrëdhëniet me Izraelin me zhvillimet e konfliktit”, - thotë ai. “Kjo është ajo çka duhet të bëjë edhe Perëndimi”.
(The Economist)
Përkthyer nga Androkli DraloKy lajm është publikuar: 15/11/2009