E pandehura: Më kanë kërcënuar me vdekje në burg
18/01/2005 TIRANË – Seanca gjyqësore ndaj të ashtuquajturve pjesëtarë të bandës që trafikonin fëmijë drejt Italisë, nuk ka zgjatur më shumë se dhjetë minuta. Ndërkohë, e pandehura Sofie Kadriu, e cila mban edhe peshën kryesore të disa akuzave, nuk arriti të shprehë shqetësimet e saj para gjykatës, edhe pse ishte pregatitur më parë. E detyruar të lërë sallën e gjyqit, Kadriu shtrëngonte hekurat e kafazit, duke mos iu bindur urdhrit për të vendosur prangat në duar. "Në burg më çoni vetëm të vdekur. Unë nuk lëviz prej këtej. Atje duan të më vrasin. Më kanë kërcënuar me vdekje". Këto ishin fjalët e Sofies, teksa kërkonte të bisedonte me avokaten e saj, Adriana Hasani. Por policia nuk ka lejuar avokaten të marrë informacione nga klientja. Vetë e pandehura kërkoi të merrte kontakte edhe me gazetën "Metropol", por brenda në sallën e gjyqit ishte e ndaluar një gjë e tillë. Më pas, ajo u shoqërua për në dhomat e paraburgimit të Repartit 313.
Kërcënimi
Avokatja e të pandehurës, tha dje se klientja e saj është kërcënuar nga të paraburgosurat e tjera për vdekje. E pandehura Kadriu është shprehur para avokates se, njëra nga të paraburgosurat është betuar se do ta vrasë atë, nëse do të rikthehet përsëri në dhomë. Sipas avokates, Sofie Kadriu është gjendur edhe një herë tjetër para keqtrajtimeve nga të paraburgosurat. Ajo është rrahur barbarisht dhe më pas është dërguar në Spitalin e Burgut, për t'iu nënshtruar një kurimi të veçantë. Shtrimin e Sofie Kadriut në spital e konfirmojnë edhe burime të brendshme dhe të sigurta. Por sapo del nga spitali, e paraburgosura ndodhet përsëri përpara kërcënimeve. Emri i të dënuarës që kërcënon për vdekje Kadriun, nuk bëhet i ditur.
Ngjarja
Banda e drejtuar nga çifti Petalli, fillimisht arrestuar e më pas liruar në Itali, kanë trafikuar për qëllime fitimi 60 fëmijë nën moshën 18 vjeç. Këtë fakt e ka pohuar Prokuroria para Gjykatës së Krimeve të Rënda, teksa paraqiti kërkesën për gjykim. Qëllimi i këtij trafikimi, sipas akuzës, është deklaruar, bashkimi i fëmijëve me prindërit. Në bankën e të akuzuarve janë katër të pandehur, Sofie Kadriu, Besim Metani, Sofokli Coko dhe Musa Sina. Kalimi i fëmijëve nga porti me linjën “La Vikinga” bëhej nëpërmjet shtetasit Nexhip Kaçuni, ish-bashkëshort i të pandehurës Sofie Kadiru, me të cilën ka pesë fëmijë. Ndërkohë që Sofia bashkëjeton me të pandehurin Besim Metani. Për secilin nga fëmijët e dërguar me dokumente të falsifikuara në Itali, janë marrë 2500 euro. Këto para ndaheshin ndërmjet pjesëtarëve të bandës. Sipas akuzës, të pandehurit kanë falsifikuar dokumentet për fëmijët, duke i ndryshuar edhe fotografinë në pasaportë. Sofie Kadriu kalonte për në Itali duke i prezantuar famijët si të sajët. Por pas kapjes së skandalit janë bërë verifikime në shkollat që mësonin fëmijët e të pandehurve dhe ka rezultuar se ata nuk kanë munguar asnjë ditë. Kontrolli është bërë duke i krahasuar ato me datat e kalimit në Portin e Durrësit. Por para gjykatës, të pandehurit kanë kundërshtuar gjithçka. Ata janë shprehur se kanë kaluar fëmijët vetëm për të ndihmuar në bashkimin e familjeve e jo për qëllime përfitimi apo trafik të organeve, siç është thënë më parë.
Qefalia, midis grave të paraburgosura vetëm zënka banale
Drejtori i Burgut 313, Xhemal Qefalia, i kontaktuar nga gazeta "Metropol", ka mohuar ekzistencën e ndonjë zënke të vërtetë apo kërcënimi me vdekje, bërë midis të paraburgosurave. Sipas tij, midis të paraburgosurave që ndodhen në sektorin e grave, mund të ketë ndodhur ndonjë grindje banale, e cila nuk mund të quhet kërcënuese. Po kështu, Xhemal Qefalia ka mohur faktin se, e dënuara Sofie Kadriu është rrahur në burg me të dënuarat e tjera dhe se ajo, tashmë ndihet e kërcënuar. Sipas drejtorit, brenda në sektorin e grave gjithçka është nën kontroll dhe zënkat e tyre të brendshme duan t'i transformojnë si kërcënime për jetën. Midis grave ka vetëm xhelozira për sendet personale, tha dje drejtori Xhemal Qefalia.