Greva e transportit, shoqërohen 30 shoferë
18/01/2005 Si të mos mjaftonte paralizimi i transportit ndërurban, dita e djeshme ka shënuar shoqërimin në polici të plot 30 shoferëve, pjesëmarrës në tubimet e paligjshme. Burime zyrtare nga Drejtoria e Qarkut të Tiranës, bëjnë të ditur se ndër ta kanë përcjellë në polici edhe kreun e sindikatës së pavarur të transportit Gëzim Qato.
Shoqërimet
Duke qenë se shoferët e liçensuar nuk arritën të merrnin leje për të zhvilluar protestën e tyre, policia me të drejtë e konsideroi tubimin e djeshëm si të paligjshëm. Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë në qark, saktëson se ora 11.00 e së hënës mblodhi në qendër të Tiranës qindra drejtues të automjeteve. Shërbimet e përforcuara të policisë së rendit ishin të pranishme në vendin e tubimit, duke u përpjekur të shpërndanin turmën. Sipas të njëjtave burime, pasi protestuesit nuk pranuan të largoheshin, por në të kundërt vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, u detyruan të nisnin shoqërimet. Kësisoj përfunduan në furgonët e policisë, e më pas në komisariate 30 shoferë, që u konsideruan si organizatorë të protestës. Sipas bluve, të shoqëruarit nxitnin turmën që të vijonin tubimin, anipse policia u kërkonte vazhdimësisht që të shpërndaheshin.
Protesta
Ndër të shoqëruarit e djeshëm nga mitingu i shoferëve të liçensuar, bënte pjesë dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Transportit, Gëzim Qato. Pas një qëndrimi disaorësh në polici, ata u lanë të lirë për t'u larguar. Sakaq, në shesh kishte marrë fund tubimi i paligjshëm. Nuk dihet nëse dita e sotme do të shënojë një protestë tjetër të kësaj natyre. Greva të shërbimit të transportit janë zhviluar dhe nëpër rrethe, kryessiht në qytetin e Elbasanit, por paralajmërimi flet për zgjerimin e kësaj proteste.