Si piratët
Edmond Arizaj
Kishim protestë, kishim edhe një antiprotestë. Kishim gra para Kryeministrisë, kishim edhe gra para bashkisë. Kemi një grevë urie, s’është çudi të kemi edhe një antigrevë Ky vend është bërë çorap. Rreth një vit më parë kam shkruar se “dy Berishë janë tepër”. Nuk më vjen hiç mirë që më doli fjala. Berisha i PD-së dhe Berisha i PS-së po i çojnë shqiptarët drejt ekstremiteteve, ku kthimi pas duket po aq i largët dhe i panjohur sa edhe vazhdimi përpara. A nuk mundet njëherë këta dy njerëz të ndalojnë dhe të reflektojnë?! A nuk është e mundur që vetëm një herë këta dy njerëz të mos mendojnë se është veza më e fortë dhe do ta thyejë atë tjetrin?! A nuk mundet vetëm njëherë këta dy njerëz të veprojnë si burra shteti dhe të punojnë për shtetin e tyre dhe jo për pushtetin e tyre?!
Ndërkombëtarët për herë të parë në gjithë këto vite përdorën një gjuhë plastike dhe jo elastike. Nga Evropa kryetarit të PS-së iu bë e qartë se do të mbajë përgjegjësi personale për grevistët, ndërsa nga SHBA u tha se të dyja palët luftojnë për pushtet. Duhet kuptuar që ishte një shprehje që godiste më shumë kreun e opozitës, sepse për Berishën ka kohë që thuhet e njëjta frazë. Ndërkombëtarët duket se nuk e duan edhe një vatër tjetër krize, pranë asaj greke, e cila nuk po di të ndalet, edhe pse u ndryshuan pushtetet. Të mos harrojmë se Shqipëria mund të përfshihet nga një valë kthimesh shqiptarësh të papunë, të cilët do të gjejnë këtu një tjetër krizë.
Berisha në krahun tjetër, nuk duhet të luajë rolin e kryetarit të PS-së me grevën e urisë së Ilir Metës. Edhe, ç’nevojiten antiprotestat e antimitingjet. Vetëm sa ngrenë temperaturën dhe acarojnë edhe më shumë njerëzit. Po për ata që nuk marrin pjesë as në protesta e as në antiprotesta, kush mendon?! Madje as grevë urie nuk mund të bëjnë për sensibilizim.
Kryetari i PS-së thotë po u sjellim lirinë me thirrjet “ja vdekje, ja liri” të kohës së çerçizit. Berisha thotë “lirinë ua solla unë” si Skënderbeu. Shqiptarët rrinë e presin.
Ore zotërinj! A ishit ju të dy që u morët vesh që Presidentin e Republikës ta ktheni në një zyrtar të rëndomtë dhe natyrisht ai sot nuk ka forcën t’ju detyrojë, qoftë edhe t’ju kërcënojë për të gjetur një marrëveshje në tryezë. Atëherë merruni vesh të dy të nxirrni vendin nga kjo situatë. Pse e ka kaq të zorshme kryetari i PS-së të kërkojë një takim me Kryeministrin? Bën çdo ditë nga një fjalim, nga dhjetë thirrje e njëqind betime e nuk bën një kërkesë për takim. Pse e ka kaq të vështirë Kryeministri i vendit të thërrasë në tryezë për bisedime kreun e opozitës e aty të gjejnë gjuhën e përbashkët. çdo ditë justifikime, shpjegime e qartësime. Kutitë mund t’i ketë në dorë KQZ-ja, organ i pavarur, por zgjidhja kërkohet nga Kryeministri. Urdhëro e ftoni njëri-tjetrin në bisedime. Nëse njëri prej jush refuzon, atëherë gishti nuk do të drejtohet mbi të dy, por vetëm tek njëri.
Politika nuk ndërtohet mbi luftë, por mbi bisedime dhe marrëveshje. Madje edhe piratët dikur kishin një kod që e zbatonin. Palët tona sot po sillen më keq se piratët. Mes të dyve qëndrojnë 200 burra e gra që refuzojnë ushqimin prej një jave. Kaq të pandjeshëm jeni, njëri ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, tjetri ndaj shtetasve që drejton?! Kaq urrejtje keni për njëri-tjetrin sa nuk pyesni se çdo të ngjasë nesër, nëse sot nuk gjeni një gjuhë të përbashkët?!
Thirrja pas të cilës janë ngujuar 200 njerëz në grevë urie (shëndeti i tyre, vlen sot më shumë se çdo gjë tjetër) dhe çdo ditë bëhen protesta është “hap kutitë, ose largohu”. Meqë kryetari i PS-së i njeh ligjërisht zgjedhjet, meqë nuk kërkon pushtet në tavolinë, le të heqë dorë nga pjesa “largohu”. Kjo do të qetësojë edhe shumicën e protestuesve. Meqë Berisha nuk shkel vendimin e gjykatave, meqë zbaton dhe respekton ligjet, le të gjejnë një të mesme të artë, një kampion, për pjesën “hap kutitë”. Kështu qetësohen të gjithë. A, nëse pas kutive, fshihet marrja e pushtetit (revokimi i grevës së ’96 dhe ngjarjet e ’97) e për këtë pushtet ka gatishmëri për të futur gjithë popullin opozitar në grevë urie (po kur të jetë në pushtet si do quhet ky popull, populli pushtetar?!), kjo është balta më e madhe që një kryetar partie i hedh devotshmërisë dhe përkushtimit të militantëve të vet. Për pashpirtësi, kjo ua kalon edhe piratëve.