Kur e vërteta merret peng
Leonard OLLI
Po mbushet viti nga koha kur socialistët dhe përkrahësit e tyre kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve. Po mbushet viti nga koha kur socialistët dhe përkrahësit e tyre kanë marrë peng jetën publike, institucionale dhe politike të vendit. Po mbushet viti nga koha kur socialistët dhe përkrahësit e tyre pretendojnë se po luftojnë për demokracinë dhe parimet e saj. Po mbushet viti nga koha kur socialistët, përkrahësit e tyre dhe kryetari i tyre pretendojnë se po thonë të vërtetën. E vërteta, ky nocion që sipas të gjitha fakteve është marrë peng, pasi nuk kanë kaluar më shumë se 48 orë kur kryetari i tyre demonstroi dhe provoi se gjithë ajo çka pretendon prej më pak se një viti është vetëm një alibi, një manipulim tejet monstruoz.
çdo shqiptar do të jetë ndjerë i tmerruar, i frikësuar dhe i shokuar kur kryetari socialist, para një “turme” (sikundër pohoi po vetë, pasi kush proteston është turmë), sulmoi dhe tentoi të fyente një person simbol të rezistencës antikomuniste, disidencës, të shpirtit të dlirë, të talentit dhe lirisë së mendimit, një zonjë të nderuar dhe të respektuar nga çdo shqiptar: EDI LUARASIN. Kryetari socialist pati guximin dhe arrogancën të akuzojë këtë grua, këtë zonjë të nderuar, këtë artiste të talentuar që u përndoq, u dënua, vuajti, por që kurrë nuk u dorëzua, nga diktatura komuniste, pra nga ata që kryetari socialist realisht përfaqëson edhe sot në ditët tona. çdo shqiptar do të jetë ndjerë i tmerruar, i frikësuar dhe i shokuar kur kryetari socialist sulmoi këtë simbol të qëndresës, që çdo shqiptar i asaj kohe i pëshpëriste emrin me nderim e respekt absolut, se nuk pranoi të mohonte bashkëshortin e saj, familjen e saj, personalitetin e dinjitetin e saj, por u përball pa frikë me baballarët, xhaxhallarët, dajallarët e shumë “llarët” e tjerë, të të gjithë atyre që përfaqëson kryetari socialist sot. Të të gjithë atyre që sot pretendojnë se po sakrifikohen në emër të demokracisë dhe parimeve të saj (!!!). Dhe për çfarë? Se guxoi të dilte e të thoshte hapur mendim e saj, të vërtetën e saj, këtë të drejtë demokratike jo vetëm të fituar, por edhe të garantuar nga Kushtetuta? A mund të na thoni se çfarë bënit ju zoti kryetar, e mjaft nga pasuesit tuaj, kur e nderuara zonja Edi Luarasi, bashkëshorti i saj po aq i nderuar, Mihali apo mijëra e mijëra qytetarë të tjerë vuanin dënimet e tyre, në Spaç, Rrogozhinë, Savër e gjetkë, vetëm e vetëm se aspironin të jetonin si gjithë bota e civilizuar? Kryetari socialist pati paturpësinë t’i quante të gjitha ato zonja të nderuara që patën kurajën civile të dilnin e të thoshin të vërtetën e tyre “turmë” dhe për ironi të fatit, përkrahëse të mentaliteteve fashiste, komuniste apo dhe shumë ‘iste’ të tjera. I akuzoi ato zonja të nderuara, nëna, motra apo bashkëshorte që kanë vuajtur shtypjen e egër të diktaturës, dhunën fizike e morale, izolimin nga bota, shkatërrimin dhe shpërfytyrimin e familjeve të tyre turmë dhe vegla të politikës. Ato nëna, motra e bashkëshorte që me gjak e sakrifica zhdukën telat me gjemba që mbanin në robëri një popull të tërë dhe që sot nuk mund të pranojnë ngritjen e një tjetri rrethimi gjembor virtual.
Kjo është e vërteta juaj zoti kryetar i socialistëve? Kjo është e vërteta juaj zoti kandidat për Kryeministër i Shqipërisë? Kushdo që mendon ose kundërshton atë që thoni apo zbatoni ju është “fashist”, “komunist”, ndërsa ju e ata që ju ndjekin nga pas, frymëzuesit e lirisë, demokracisë dhe të së drejtës të individit? Ata që ju ndjekin nga pas janë individë të nderuar, ndërkohë që të tjerët vetëm e vetëm se kanë zgjedhur të ndjekin dikë tjetër, të pranojnë dikë tjetër për lider apo të protestojnë për të vërtetat e tyre qenkan “turmë”? O me ne, o kundër nesh se, rrugë tjetër nuk kanë? Kjo është e vërteta e parimi juaj?
Po kush jeni ju zoti kryetar i socialistëve, që keni krijuar bindjen se jeni bërë zëdhënës i së vërtetës? Kush ju ka dhënë juve të drejtën të pretendoni se zotëroni monopolin e së vërtetës? Kush u jep ju të drejtën të akuzoni këdo që nuk ju ndjek nga pas si “turmë” apo “antidemokrat”? Nga ku buron ky cinizëm zoti kryetar, sa të bërtisni me të madhe se mund të bëni ç’të doni me bulevardin e Tiranës, apo edhe gjithë Tiranën, pasi qenkeni votuar nga qytetarët e saj si kryetar bashkie? Apo mos vallë keni krijuar bindjen se jeni ‘zgjedhur’ pronari i tyre? Po ata që nuk ju kanë votuar çfarë faji ju kanë?
Askush deri më sot nuk ka fyer asnjë nga ata individë socialistë e mbështetës të tyre që kanë hyrë në një grevë urie apo ju ndjekin nga pas, edhe pse shumëkush nuk mund të jetë dakord. Madje, në të kundërtën, kanë shprehur solidaritetin njerëzor e urojnë që të mos pësojë asgjë shëndeti i tyre. Askush nuk i ka quajtur turmë ata qindra përkrahës së partisë suaj, e as ‘fashistë’ apo ‘istë’ të tjerë, se ju ndjekin ju dhe jo dikë tjetër, apo se janë në kërkim të së vërtetës së tyre. Në fund të fundit këtë aspironim në atë fundviti ’80 apo në ato ditë dhjetori të fillimviteve ’90! Njihuni shqiptarëve të drejtën e tyre më legjitime që e kanë fituar me gjak, mund e sakrifica, të besojnë të vërtetën që duan, të ndjekin e të besojnë ata që duan dhe jo ata që doni ju!
Zoti kryetar aktual i socialistëve, mos harroni kurrë një ndër parimet themelore të demokracisë: “Liria e çdokujt mbaron aty ku fillon liria e tjetrit! E vërteta juaj zoti kryetar i socialistëve nuk është dhe nuk mund të jetë e vërteta e gjithë shqiptarëve. Kini mirësinë zoti kryetar i socialistëve të mos merrni peng të vërtetën dhe lërini shqiptarët ta gjejnë vetë atë. Dhe të jeni i bindur se e dinë të vërtetën, pasi nuk u mungon as intelekti e as dija, nuk u mungojnë as sytë dhe as veshët. Dhe sigurisht që nuk u mungon as kuraja dhe as goja për të thënë të vërtetën e tyre, të besojnë ata dhe atë që duan, edhe pse kjo nuk mund t’ ju pëlqejë.