Bllokohen nga bora disa zona dhe akset dytesore te vendit
Reshjet e dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit në zonat malore në Berat dhe Skrapar kanë bërë që disa akse rurale të bllokohen nga rreshjet dhe të jenë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Policia ka njoftuar se akset rurale Çorovodë-Gjerbëz, Çorovodë-Leshnje kalohen me veshtiresi vetem nga automjetet e larta dhe te pajisur me zinxhire. Kryetaret e komunave kane njoftuar se nese reshjet do te vazhdojne, keto rruge do te bllokohen teresisht. Problematike paraqitet situata në aksin rrugor Berat-Sinjë ku ka prezence bore në më shumë se 20 centimetra dhe ky aks është i kalueshëm me mjaft vështirësi, për mjetet e larta që qarkullojnë vetëm me zinxhirë.
Ndërsa në zonat veriore të vendit trashësia e dëbores në zonat malore ka arritur në një metër ndërkohë që disa komuna dhe fshtara janë izoluar nga dëbora. Sipas prefektit të Kukësit akset kryesore nacionale janë të kalueshme me zinxhirë ndërkohë që, sipas tij situata po mbahet nën kontroll nga drejtoritë e rrugëve dhe firmat sipërmarrëse për mirëmbajtjen e tyre.