Si shumë rastësi po bëhen në këtë hetimin për Gërdecin
Polemikat publike të ambasadorit amerikan me kryeministrin Berisha, janë për disa arsye shumë parimore, që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe rritjen e autoritetit të prokurorisë. Gjestet e kryeministrit kanë qenë rregullisht negative. Ai nuk i ka pranuar kritikat, ka avancuar ta vlerësojë si të painformuar ambasadën amerikane në Tiranë, derisa përfundoi në Vlorë, te vlerësimi se, askush, nuk e ka monopolin e së vërtetës.
Në rastin më të keq, kjo dëshmon se, qeveria shqiptare, e ka seriozisht përpjekjen për kontroll dhe frikësim të prokurorisë. Një dëshmitar i Gërdecit, Andi Belliu, u ndalua, madje në rrethana krejt të paqarta, dy ditë më parë dhe u shoqërua në polici i dyshuar se ngjante me dikë që kërkohej për vrasje. Mund të jetë rastësi vërtet, por si shumë rastësi ka kjo historia e Gërdecit.