Shkolla që ishte në gjuhën shqipe, në Bronks të Nju Jorkut, u mbyll
Shkolla që ishte në gjuhën shqipe, në Bronks, u mbyll sepse nuk deshën prindët t'i dërgojnë fëmijët për ta mësuar gjuhën shqipe. Kështu që, për prindët e përmendur, mjafton t’i thonë fëmijës se je shqiptar, ta dërgojë nëpër koncerte shqiptare, apo dasma dhe asgjë më tepër.
Nuk ka qendër për edukim, as për zgjidhjen e asnjë problemi shqiptar. Shoqatat që ekzistojnë, e kanë frymën politike më tepër se sa edukative.
Mendoj se punohet shumë pak për identitetin e fëmijës në emigrim tek ajo pjesë e komunitetit shqiptar që është e paarsimuar. Nuk di njeriu i pa shkollë t’ia shpjegojë fëmijës historinë, identitetin dhe rëndësinë e tij. Së paku, këto vitet e fundit, kanë ardhur në emigrim në SHBA edhe njerëzit e arsimuar dhe, fëmijët e tyre, vazhdojnë edukimin fillor, të mesëm dhe universitar. Kuptohet në gjuhën angleze, por më mirë kjo se asnjë lloj arsimimi.