E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes shqiptari në Itali, dyshohet vetëvrasje

Berat- Një emigrant beratas ka humbur jetën në Itali, në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që policia dyshon për një vetëvrasje. Emigranti Gëzim Agalliu, ka humbur jetën në San Marino të Italisë, ku jetonte dhe punonte prej vitesh. Agalliu, 39-vjeçar, lindur në lagjen “ Çlirim” të qytetit të Beratit është baba i një fëmije dhe jetonte prej vitesh në Itali, si emigrant i ligjshëm.

Familjarët Agalliu, bashkëshortja dhe të afërmit kanë marë lajmin për vdekjen e

39-vjeçarit katër ditë më parë. Ka qenë një i afërm i familjes që ka njoftuar në Berat se Gëzim Agalli kishte gjetur vdekjen.

Telefonata e bëra nga shteti italian kishte njoftuar se lajmi ishte përhapur katër ditë më parë për vdekjen e emigrantit. Ky i fundit mësohet se ishte gjetur pa jetë në banesën e tij, ndërkohë që menjëherë është bërë dhe njoftimi i familjarëve.

Ai jetonte dhe punonte në qytetet të ndryshme të Italisë gjatë emigrimit disa vjeçar, por muajët e fundit ish vendosur në San Marini me disa të njohur të tjerë. Emigranti mësohet se kishte një jetë tepër të rregullt dhe mbante lidhje tepër të rregullta me familjarët e tij në qytetin e Beratit.

Familjarët ende nuk dinë të tregojnë gjë rreth shkaqeve të vdekjes së njeriut të tyre. Ndërkohë që policia bën me dije se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por pa saktësuar shkaqet e ngjarjes. Vetëm gjatë gjatë muajit të fundit janë kthyer pa jetë nga Italia dy emigrantë, njëri prej të cilëve ishte vrarë, por motivet nuk nuk janë mësuar nga familjarët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›