E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si të dallojmë parfumet origjinalë nga ata falsë



Egjiptianët ishin të parët që përdorën parfumin dhe që në atë kohë vërehej tendenca e femrave për të joshur meshkujt me anë të aromës. Kolonja, deodoranti, parfumi, spërkatësi i trupit të gjithë në bazë të preferencave kanë përdorim të gjerë në ditët tona. Marketingu dhe prezantimi i produkteve po bëhen jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe vëmendja kryesore shkon te shishet më shumë se te vetë aroma. Por cili është përfundimi që vjen nga një shishe e bukur kur nuk përmban atë që ne presim?
Përqendrimi i aromës
Kur blini një parfum është e rëndësishme të kuptoni ndryshimin e
përqendrimin e duhur. Kështu, kolonjat kanë përqendrimin më të ulët dhe konsiderohet si alternativa me më pak shpenzime. Më pas vjen eau de toilette, eau de parfum dhe në fund, më i përqendruari, njëkohësisht më i shtrenjti, është parfumi. Ndryshimi i çmimit reflektohet edhe në sasinë e tregtimit të këtyre artikujve dhe në sasinë e lejueshme të përdorimit. Si rrjedhim ne përdorim kolonjë në sasi të madhe dhe parfum hedhim vetëm disa pika për të arritur të njëjtin efekt.
Aroma individuale
Duhet të keni parasysh që vetëm se një aromë e këndshme që përdor shoqja apo shoku juaj, nuk mund të kishte të njëjtin efekt pozitiv nëse e përdornit ju vetë. Secili nga ne ka metabolizëm të dhe lëkurë të veçantë, ngjyrë të veçantë të flokëve, faktorë gjenetikë por ajo që nuk kuptojnë njerëzit është se mënyra e jetesës dhe mjedisi rrethues veprojnë në lëkurën tonë. Në këtë mënyrë jo çdo aromë ka të njëjtin efekt te njerëzit. Kur blini një parfum të ri provojeni më parë në lëkurën tuaj para se të bëni blerjen. Përdoreni në pjesën e brendshme të kyçit të dorës dhe prisni për të paktën pesë minuta para se ta ndieni. Nëse keni fat aroma do t’u pëlqejë, nëse jo duhet të vini një ditë tjetër me dorën të pastër për të provuar përsëri.
Në çfarë sasie përdoret aroma
Në varësi të llojit të aromës që keni vendoset edhe sasia e mjaftueshme që duhet përdorur. Sasia e tepërt mund të ketë efekt mbytës për të tjerët, edhe pse ju nuk e kuptoni. Aromën që përdorim mund ta nuhasim vetëm për 5 minuta, më pas truri mësohet me të dhe nuk percepton drejt. Dikush që sapo na është afruar jep mendimin e tij për aromën tonë. Shumë aroma janë përcaktuar të qëndrojnë në lëkurë për rreth 4 orë, në këtë mënyrë nuk do të na duhet ta përdorim shpesh.

22 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›